Alfred Mirashi, ose Milot sic njihet ne mjediset e artit, eshte nje prej mijera shqiptareve te ardhur ne Itali me eksodin. E ndersa ne forma nga me te ndryshmet kete vit perkujtohet 20 vjetori i kesaj ngjarjeje, nje skulpture e artistit shqiptar eshte vendosur perpara pallatit te Kinemase me rastin e festivalit te Filmit, ne kuadrin e ekspozites me titullin Open

Heren e pare qe kam pare nje ekspozite te Alfred Mirashit e kam te ngulitur ne kujtese megjithese kane kaluar vite. Ishte nje mbremje dhjetori me shi. Erresira dhe lageshtia u shkrine papritur duke u fshehur ne ndonje cep te humbur te hapesires sapo hapa deren e salles. Ngjyrat e telajove te Alfredit me mbeshtollen me nje perqafim te ngrohte e rrezatues. Ashtu si buzeqeshja e artistit qe ne vitet e mepasshme do te gjeja ne shume ekspozita e aktivitete, ne kataloge arti e nisma te komunitetit shqiptar ne Itali. Alfred Mirashi, ose Milot sic njihet ne mjediset e artit, eshte nje prej mijera shqiptareve te ardhur ne Itali me eksodin. E ndersa ne forma nga me te ndryshmet kete vit perkujtohet 20 vjetori i kesaj ngjarjeje, nje skulpture e artistit shqiptar eshte vendosur perpara pallatit te Kinemase me rastin e festivalit te Filmit, ne kuadrin e ekspozites me titullin Open. Nje mberritje, po te behej fjale per dike tjeter. Vetem nje etape, per Alfredin qe nuk ndalet kurre. Pas Liceut Artistik "Mujo Ulqinaku" ne Durres, ai ka mbaruar Akademine e Breres ne Milano. Nje perzierje shkollash dhe metodash qe me sa duket ka pasuruar artistin Milot. Eshte ai qe mbi shtate veze gjigante te vendosura nga vincat ne oborrin e Keshtjelles Maschio Angioino ne Napoli ka pikturuar ikonat e kohes sone: nga Maradona tek Nene Tereza, duke kaluar nga Skenderbeu e Dante. Eshte ai qe ciklin "Cepat Mesdhetare" e ka cuar ne vende te ndryshme te botes, duke percjelle diellin dhe driten, gjelberimin dhe kaltersine, Mesdheun, por mbi te gjitha Shqiperine. E mbart ne vetvete, jo vetem ne emrin e artit qe ka zgjedhur. E mbart ne menyren se si ecen e si te sheh drejt ne sy, si flet me pasion per folklorin apo zakonet, e percon ne telajo e skulptura. Kritiket shkruajne se nje prej elementeve me origjinale te veprave te Alfred Mirashit eshte nje perpunimi individual qe ai i ka bere motiveve shqiptare. Drita qe percojne eshte ajo e atdheut, ngjyrat jane ato qe ai ka thithur ne femijerine e tij e qe kane lene shenje te thelle tek artisti. Me entuziazmin qe e karakterizon dhe qe e transmeton menjehere ai na dha kete interviste. Ne lumin e shkumezuar te ideve te tij, mbetet ne mend shikimi i tij, gjithnje drejt se nesermes, gjithnje perpara.


Ta nisim nga fundi... Si po shkon artisti Milot? Di qe eshte ende e hapur ekspozita Open ne Venecia. Me sa di nuk je ndalur …


Alfred Mirashi Milot: Kritiku italian Paolo De Grandis me ftoi ne kete ekspozite nderkombetare pasi i dergova projektin e skulptures. Me pelqeu shume ideja e ekspozites Open, sepse ishte shume afer, bile mund te them qe perputhej me frymen e veprave te mija te koheve te fundit, te cilat kane pothuajse te gjitha kete teme: Open. Kam perdorur idene e celesit ne si ne pikture ashtu dhe ne skulpture, nje simbol te hapjes. Sot qe bota po kalon nje krize pothuajse ne cdo fushe, jo vetem ne ekonomi por edhe ne edhe ne fushat e tjera, them se duhet te jemi te hapur me njeri-tjetrin sepse ne kete menyre edhe shoqeria e sotme forcohet. Mendoj se kjo eshte rruga e vetme. Skulpturen e punova ne studion time ne Firence dhe ndoqa idene qe kisha per ta bere me permasa te medha sepse keshtu sikur doja ta forcoja e te nxirrja me bukur ate qe kisha menduar. Problemi doli kur skulptura do nxirrej nga studioja. Mu desha te shemb muret anesore. Nuk kishte asnje mundesi tjeter. Ishim dhjete veta qe per nje ore e gjysme mezi e nxorem vepren nga studioja qe tani u be edhe ajo Open nga muret (qesh…"nuk bej shaka")


Kishe qene dhe me pare ne Lido te Venecias ne kohen e festivalit te Filmit? Besoj se je ndier pak VIP, jo vetem sepse ishe ne Venecia mes yjeve te kinemase, por edhe sepse nga e gjithe bota kishte vetem 27 artiste qe merrnin pjese ne ekspoziten Open


Ne Venecia pothuajse jam abonuar per te vizituar Bienalet e artit, por ishte hera e pare qe shkoja ne periudhen e Festivalit te Filmit. Ishin vertet nje atmosfere shume e vecante, nje ambjent fantastik; ndodheshin atje pothuajse te gjithe aktoret e Hollivudit. Une isha me familjen time dhe natyrisht qe per mua ishte dicka e madhe, mbi te gjitha sepse po ekspozoja skulpturen time mes artisteve nga shume vende te botes.


Jam shume kureshtare te di si te ka lindur ideja e celesave. Eshte vertet banale te pyesesh nje artist se "si i lind nje ide", por mua vertet me terheqin celesat e tu.


Pothuajse krejt rastesisht. Edhe une kam pasionin e celesave, koleksionoj celesa te vjeter. Eshte nje pasion qe e njohin edhe shoket e te afermit e kur shkojne diku per pushime a pune, kujtohen te me sjellin ndonje celes te vjeter. Nje dite po rrihja nje cope te vogel hekuri ne studio se me duhej per nje skulpture. Djali im i vogel, Gerardi, per te me imituar, kishte marre nje nga celesat e koleksionit tim e po i binte me cekic. "Babi, jam duke e rregulluar celesin e prishur" me tha. U habita; celesi kishte marre nje forme me te bukur ne kete menyre. Keshtu lindi ideja e skulptures qe cova ne Venecia.


Nuk di pse por sa here qe shoh nje pikture tenden, me duket sikur ngjall nje lloj nostalgjie, e gezuar ama, pa aspak trishtim. Ngjyrat e tablove te tua nuk kane kurre hije, erresire. Si shpjegohet nje artist i tille ne nje vend ballkanik si Shqiperia, ku nuk di a e mban mend thenien: "edhe toka eshte e ngopur me gjak".


Me vjen mire qe pikturat e mia te transmetojne kete ndjesi. Historia e popujve ballkanike eshte pothuajse e ngjashme. Mendoj se ne shqiptaret jemi nje komb i cuditshem: me gjenialitet ne cdo fushe. Ja per shembull, ne Itali, ne cdo lloj profesioni, mjekesi, art, sport, muzike, literature e ku di une, gjen shqiptare qe ia kane dale. Them se njeriu sot duhet te shikoje perpara me optimizem. Edhe ne duhet te marrim nga kultura jone e mrekullueshme gjerat me te bukura. Keshtu mund t'i tregojme vetvetes ne radhe te pare e te tjereve me pas se vendi yne eshte edhe konstruktiv. Mendoj se nga vuajtjet e medha te nje kombi lindin edhe gjerat pozitive. Ose e thene ndryshe: ka ne jete dhe dite me shi, por dielli eshte me i forte dhe ai natyren e ben plot me ngjyra.


Ka ndikuar ne kete femijeria jote? Nga c'familje vjen Miloti, ai qe nje kritik e percakton si "perendimor, mesdhetar, shqiptar".


Une, si shume bashkatdhetaret e mi qe tani ndodhen jashte Shqiperise, ika nga sistemi totalitar. Familja ime eshte nje familje e thjeshte malesoresh, me tradita tipike e te ndershme shqiptare. Ne kohen e komunizmit ishim te etiketuar si kulake sepse gjyshi im kishte pasur toke e bageti. Femijerine e kam kaluar ne Milot, natyrisht vite te kaluara mes veshtiresive. Por ne mendjen time kane mbetur gjerat e bukura: ngjyrat qe une perdor ne telajot e mia jane fryt i kesaj kujtese. Per shembull, mjafton te permend fantazine dhe ngjyrat, kompozimet e thjeshta te jelekeve e xhamadaneve te qendisura nga nenat tona.Identiteti yne mesdhetar eshte shume i forte ne historine e artit boteror. E them se ne radhe te pare artisti duhet ta gjeje personalitetin e tij ne art, te besoje ne idete e tij dhe kur te prezantohet te mos i ngjaj askujt. Me pas kritiket dhe artdashesit krijojne idete e tyre duke vleresuar individualitetin e stilin artistik.


Tanime veprat e tua kane arritur nje kuotim te larte, nese tregu mund te jete nje tregues per artistin. E per kete nuk kemi si te mos jemi te lumtur dhe krenare te gjithe. Ke ndonje plan per te ekspozuar ne Shqiperi?


Pas shume vitesh plot me sakrifica, dalengadale dhe pas ekspozimeve te shumta, nje dite deshirat fillojne e realizohen sic duket...Ne Shqiperi do te vije dhe nje dite qe te bej ndonje ekspozite. Une natyrisht jam i gatshem. Por nuk mjafton vetem gatishmeria ime. Per organizimin e nje ekspozite jane te shumta elementet e nevojshme dhe duhen bashkuar te gjithe.



Ke vuajtur shume ne fillim, kur ke ardhur ne Itali. E di qe nuk ke shume deshire t'i permendesh ato kohe sepse realisht tanime jane larg si ne vite ashtu dhe ne jeten tende besoj. Apo ato fillime te kane lene shenje?


Besoj se te gjithe shqiptaret kane vuajtur shume ne fillim, por ato vuajtje nuk duhen harruar, jane ato qe na kane forcuar me shume, na kane shtyre te kerkojme dicka pozitive ne jete. Te jetosh nje jete normale eshte e veshtire sot, imagjino te jetosh me art e sidomos ne kete periudhe ekonomike jo bindese. Duhet te shikojme perpara dhe me shume guxim e vullnet te krijojme nje te ardhme te mire.


Tani ke krijuar familjen tende, ke nje djale te vogel. Cili do te ishte urimi yt per te? Cfare celesi do te deshe te kishte per te hapur dyert e jetes, ato dyer qe ti besoj nuk i ke gjetur gjithnje te hapura?

Une, bashkeshortja Albina Shkreli dhe djali 4-vjecar, Gerardi, kemi vendosur te jetojme tani per tani ne Firence, ndoshta qyteti me i bukur ne bote, e jo vetem per nje artist. Te jetosh ne kete qytet eshte dicka e mahnitshme, s'ka rruge ku te mos kete nje teater, s'ka shesh pa skulptura e monumente, plot me muze te cdo lloji: arti, shkence. Ketu vijne per studime njerez nga gjithe bota. Eshte qyteti i Giotto, Caravaggio, Leonardo, Dante, Galilei, Arnolfo di Cambio, Brunelleschi. Gerardi po rritet ketu, mes kesaj kulture te madhe. Por shpresojme qe ai t'i hape dyert qe deshiron vete e te zgjedhe profesionin ku ai te mund te shprehet dhe te jete i lumtur profesionalisht.

Meqenese ra fjala tek e ardhmja e Gerardit. Une jam shume tifoz i skuadres Fiorentina. Bashke me mikun tim Kodhel Rusta marrim te dy djemte e sa here qe luan Fiorentina ketu jemi ne tribune. Ndoshta Gerardi me djalin e mikut tim do te luajne nje dite ne fushen e atij stadiumi. Shpresoj… Por shpresojme gjithsesi qe ai t'i hape dyert qe deshiron vete e te zgjedhe profesionin ku te mund te shprehet dhe te jete i lumtur profesionalisht.

Categories:

Leave a Reply