Erezat perdoren shume ne kuzhine dhe jane te shkelqyera per te aromatizuar pjatat, vecanerisht ato te lehtat.

Kur jeni ne diete eshte thelbesore reduktimimi i sasise se yndyres, kjo do te thote te mos perdoret me vaj dhe gjalpe ne gatim, qe sic e dime i japin shume shije shume ushqimeve.

Per fat te mire mund te zevendesohen me erezat qe jane aromatike dhe praktikisht nuk kane kalori.

Erezat jane objekt studimi, sepse duket qe kemi nje efekt pozitiv ne luften dhe parandalimin e kancerit te gjirit, erezat aleate ne kete lufte jane vecanerisht piperi dhe qimnoni.

Sipas kerkuesve te Universitetit te Michiganit “Comprehensive Cancer Center”, piperi dhe shafrani i Indise jane aleatet me te mire ne parandalimin e kancerit te gjirit, ne praktike kontribuojne ne ngadalesimin e riprodhimit te qelizave staminale, qe ushqejne rritjen e tumorit.

Madhuri Kakarala, koordinator i kerkimit, ka deklaruar, “Kjo eshte hera e pare qe komponent te dietes mund te jene potencialisht te afte per te parandaluar kancerin e gjirit duke kufizuar numrin e qelizave malinje. Nje alternative e vlefshme per medikamentet ekzistuese.

Vazhdon te shpjegoje se: “Duke limituar numrin e qelizave potencialisht te afta per te ushqyer kancerin e gjirit, mund te zvogeloje rrezikun e zhvillimit pa shqetesuar procesin normal te diferencimit qelizor.

Piperi dhe qimnoni, resepktivisht rrjedhin nga bime te piperit te zi dhe shafranit te Indise, nje alternative me toksicet te ulet dhe fakti qe mund t'i gatuajme i ben ushqimet me terheqese”.

Categories:

Leave a Reply