TIRANE - Sot do te nise procesi i censusit te popullsise dhe banesave, nje proces i konsideruar si i nje rendesie te vecante nga autoritetet, pasi sipas tyre do te realizohet nje panorame e qarte e zhvillimeve ekonomike e sociale si dhe dinamika e zhvillimit te popullsise.

Pergatitja e ketij procesi u shoqerua me polemika te shumta per shkak te perfshirjes ne pyetesor te deklarimit te kombesise dhe perkatesise fetare. Ministri i Inovacionit Genc Pollo, njkohesisht edhe kryetar i komisionit te Censusit beri thirrje qe te lihen pas polemikat dhe te gjithe te bashkepunojne per realizimin me sukses te ketij procesi.

Ndersa ministri i Inovacionit, njekohesisht kryetrari i Komisionit Qendror te Cencusit, Genc Pollo i beri dje apel qytetareve te marrin pjese ne kete proces duke i kerkuar qytetareve te anashkalojne thirrjet kunder ketij procesi.

Eshte rasti per te theksuar rendesine e ketij procesi, dhe te dhenave qe do mblidhen per te njohur dhe per te ndertuar politikat dhe marre vendimet tona ne nivel qeveria vendore, lokale. I bej apel te gjithe qytetareve, per te dhene informatat e veta duke dhene nje kontribut per vendin familjen, ne menyre qe tekemi rezultate te sakta, te besueshme, pasi ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes do te kemi nje mundesi me shume dhe nje instrument me shume per te permiresuar jeten tone.”- deklaroi Pollo.

“Nese kemi patur nje debat dhe disa thirrje te tepruara, sot eshte momenti t’i leme pas keto casje e te bashkepunojme te tere ne kete proces madhor. Kerkoj bashkepunim nga te gjithe sepse eshte nje detyrim dhe nje kontribut qe gjithsecili jep per veten e tij” - nenvizoi me tej ministri i Inovacionit.

Categories:

Leave a Reply