Kafja mund te na beje edhe nervoz por kjo na ndihmon te mos zhytemi ne depresion.

Kjo eshte zbuluar nga nje kerkim qe tregon se grate qe pijne me shume se dy filxhan kafe jane me pak te prirura per te kaluar ne depresion.

Ne te vertete akoma nuk eshte e qarte se si kafeina influencon ne kete proces, por eshte treguar se mungesa e kafeines ne te kundert nuk ka asnje influence ne aftesine per te rene ne depresion.

Zbulimi, i publikuar ne Archives of Internal Medicine, ka dale nga nje studim i kryer ne me shume se 50 mije infermiere amerikane.

Publikimi i ketyre rezultateve nuk ka per qellim te nxise rritjen e kosumimit te kafes per femrat, por ka qellim te intensifikoje kerkimet per te zbuluar shkaqet e verteta te rritjes se kafeines dhe nje renie te fenomeneve depresive.

Ekipi i Harvard Medical School ka udhehequr kerkimin, duke monitoruar gjendjen shendetesore dhe konsumin e kafes ne keto gra qe nga viti 1996 deri me 2006.

Ne kete periudhe vetem ne 2600 prej ketyre femrave kane zhvilluar sindroma depresive, shume prej ketyre nuk pinin kafe ose pinin shume pak.

Ne krahasim me konsumatoret e nje filxhani kafe ose me pak ne jave, konsumatoret e dy ose tre filxhaneve ne dite kane gjetur nje ulje te rrezikut te zhvillimit te depresionit me 15 %. Femrat e tre apo kater filxhaneve ne dite kane luftuar rrezikun me 20 %.

Kafeina ka efektet e te perceptuarit fizikisht ne funksionimin dhe ne transmetimet e trurit, ne fakt kjo substance bllokon andenozine.

Por do te jete e nevojshme te vazhdojne kerkimin per te zbuluar se ky rezultat mund te merret ne konsiderate ne studimet per te luftuar depresionin.

Profesori Bertil Fredholm, ekspert ne farmakologji dhe fiziologji ne institutin Karolinska te suedise.

Ka komentuar mbi keto rezultate, duke siguruar tifozet e kafes, “ky studim pershtatet persosmerisht me shume kerkime ne te kaluaren dhe me gjithcka dime per kafen dhe mbi funksionimin ne tru. Bllokon andonezine qe prodhon nje efekt te ngjashem me rritjen e prodhimit te dopamines.

Po behet gjithmone e me e qarte se zonat e pasura me dopiamine jane ato me shume te perfshira ne fazen e diagnozes dhe studimin e rasteve te depresionit”.

Edhe pse ne perpiqemi te tregojme edhe sa kafeja eshte e rrezikshme, askush nuk eshte ne gjendje te mohoje keto efekte te dobishme dhe te vlefshme.

Kjo levizje largon nje tjeter element alarmant ne lidhje me perdorimin e kafes.

Pijeni me moderim, kafeja nuk eshte gjeja me e demshme qe ne bejme per shendetin tone, perkundrazi!

Categories:

Leave a Reply