Ndryshe nga ato qe dimë, ka disa ushqime te cilat nuk lejojnë formimin e dhjamit dhe ka disa te tjera te cilat e shkrijnë atë. Ja cilat janë disa prej tyre.
Specat
Shume pak e dine qe speci është një nga ushqimet qe ndihmon për t’u dobësuar. Ai përmban shume pak kalori (20kcal/100gr) dhe ka vlera tonifikuese, diuretike, lufton infeksionet, etj. Duke pasur edhe sasi te mëdha vitaminash C dhe E është edhe një antioksidues shume i mire i cili parandalon rreziqet kardiovaskulare dhe kufizon shfaqjen e rrudhave. Një tjetër avantazh është se speci pakëson oreksin, eliminon një pjese te sheqerit dhe dhjamit si dhe përmirëson jashtëqitjen duke përmbajtur shume fibra. Kur t’i konsumoni mundohuni t’ua hiqni lëkurën dhe farat.
Kungulleshkat
Disa edhe mund ta kenë konstatuar këtë duke i gatuar shpesh. Kungulleshkat janë produkte qe përmbajnë shume ujë dhe për pasoje pak kalorike (13kcal/100gr). Energjia qe duhet për t’i tretur është me e madhe sesa ajo qe ato përmbajnë ne vetvete dhe për këtë arsye ato djegin dhjamin. Fale vitaminës C dhe B9 kungulleshkat kane ndikim shume te madh tek funksionimi i sistemit nervor dhe atij imunitar, tek formimi i rruazave te kuqe, por edhe tek shërimi i plagëve. Meqenëse përmbajnë kalium dhe pak natrium ato janë edhe diuretike shume te mira.
Brokoli
I konsideruar ndonjëherë si një perim i thjeshte i gjelbër, brokoli ne te vërtetë sjell shume te mira për shëndetin. Ai përmban 25kcal/100gr dhe shume proteina. Edhe sasia e fibrave është e konsiderueshme dhe kjo stimulon jashtëqitjen. Përsa iu përket vitaminave, brokoli përmban vitamina C dhe B9 si dhe shume minerale. Edhe ai bën pjese tek ato ushqime për te cilat duhet një energji me e madhe për t’i tretur dhe kjo sjell djegien e dhjamit.
Tërshëra
E shkëlqyer për te rregulluar oreksin, për te eliminuar yndyrnat dhe për te luftuar kapsllëkun, tërshëra është një produkt qe duhet te gjendet shpesh neper pjatat tona. Duke qene se trupi mund te asimiloje vetëm fibrat e tërshëres, këto te fundit eliminohen se bashku me yndyrnat qe merren gjate vaktit. Ky ushqim te ngop shpejt dhe bën te mundur qe te mos hamë shume. Pra është një aleat shume i mire për t’u dobësuar.
Molla
Edhe molla bën pjese tek frutat me shume pak kalori me 54kcal për çdo 100gr, kundrejt 90kcal-ve qe përmban banania. Ashtu si tërshëra edhe molla te ngop shpejt, fale sasisë (3-4gr) te fibrave qe gjenden ne lëkurën e saj. Molla njihet edhe për pektin, një fibër ushqimore qe stimulon tretjen dhe bën te mundur eliminimin e yndyrës pa u përthithur ende nga trupi jone. E mira është te konsumoni sa me shume molle me pak sheqer, siç është molla jeshile.
Limoni
Shpesh edhe nuk e përdorim për shkak te shijes se tharte qe ai ka, por limoni ashtu sikurse pjesa me e madhe e dine shërben për te shkrire dhjamin. Edhe ai përmban shume pak kalori (25kcal/100gr) dhe është i pasur me vitamine C dhe fibra. Aciditeti, ky fale acidit citrik, shkrin dhjamin.
Kanella
Kanelle, e përdorur shpesh neper pastiçeri për t’iu dhënë shije ëmbëlsirave njihet tashme si një produkt qe ndihmon dobësimin. Ajo ul sasinë e sheqerit ne gjak duke e ndaluar këtë te fundit te grumbullohet ne trup ne formën e dhjamit. Ajo përmban gjithashtu edhe shume fibra çka ndihmon kundër kapsllëkut. Kanella ka gjithashtu edhe veti antioksiduese, ideale kjo për te luftuar kundër plakjes se lëkurës dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Çaji jeshil
Çaji jeshil shërben mjaft për eliminimin e yndyrnave ne trupin tone. Teina qe ajo përmban vepron tek metabolizmi jone duke rritur shpenzimin e energjie. Ky çaj ka gjithashtu veti diuretike te cilat ndihmojnë jashtëqitjen. Ai ka gjithashtu veti antikosiduese qe ndihmojnë mos plakjen e lëkurës dhe shmang rreziqet kardiovaskulare, ato cerebrale dhe kancerit. Duhet thënë se ato shtete ne te cilat konsumohet me shume çaj jeshil janë ato qe kane me pak raste me kancer.
Categories: