TIRANE - Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti sot delegacionin e Komisionit te Puneve te Jashtme te Kuvendit te Kosoves, te kryesuar nga Kryetari i ketij Komisioni dhe drejtuesi i Levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti.
Pasi u uroi mireseardhjen dhe shprehu kenaqesine e vecante te ketij takimi, Presidenti Topi vleresoi nivelin e marredhenieve te shkelqyera ndermjet dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin e bindjen per zhvillimin dhe konsolidimin e metejshem e te gjithanshem te tyre dhe duke vene ne dukje se vizita te tilla i sherbejne marrjes dhe shkembimit te pervojes dhe rritjes se bashkepunimit parlamentar.
Duke vleresuar institucionet e Kosoves, qe me pjekurine dhe vizionin largpames, edhe te udheheqjes politike dhe te te gjithe shoqerise, kane inkurajuar frymen e tolerances dhe te vullnetit per bashkepunim, Presidenti Topi vuri ne pah se “perpjekjet pozitive e serioze te shtetit e qeverise kosovare jane evidentuar kryesisht edhe gjate procesit te tanishem te bisedimeve per zgjidhjen e ceshtjeve teknike mes dy vendeve, me synim funksionimin sa me mire te nje shteti demokratik dhe multietnik me institucione te konsoliduara”.
Ne kete drejtim, Kryetari i Shtetit nenvizoi rolin e rendesishem te Kuvendit te Kosoves e te partive politike parlamentare, maturine dhe bashkepunimin mes paleve, pavaresisht mendimeve apo orientimeve te ndryshme politike, cka vlen si shembull per te forcuar bashkepunimin nderinstitucional e nderparlamentar per te realizuar synimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave te perbashketa euroatlantike.
Nga ana e tij, Kreu i Levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti dhe anetaret e tjere te Komisionit te Puneve te Jashtme qe perfaqesonin Partine Demokratike te Kosoves, Aleanca per Ardhshmerine e Kosoves, Lidhjen Demokratike te Kosoves si dhe Koalicionin per Kosoven e Re nepermjet Partise per Drejtesi, duke e falenderuar Presidentin Topi per pritjen e ngrohte e vellazerore, vleresuan lart kontributin personal e te efektshem te Presidentit Topi dhe te institucioneve te Shqiperise per mbeshtetjen e pakursyer dhe perpjekjet e vazhdueshme per rritjen e numrit te njohjeve te shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare.
Zoti Kurti dhe parlamentaret e tjere te Kuvendit te Kosoves vune ne dukje njekohesisht se Kosova ka ende nevoje per ndihmen e Shqiperise ne ecurine e reformave te saj per forcimin e shtetit, nepermjet rritjes se bashkepunimit te ngushte mes institucioneve te Prishtines dhe atyre te Tiranes ne funksion te aspiratave te perbashketa integruese europiane.
Categories: