Fermeri irlandezo-verior ka kerkuar qe Rihanna të vishej kur po xhironte videoklipin e saj sepse ishte një sjellje e pahijshme!
Këngëtarja është parë topless në një moment të xhirimeve në Bangor të Irlandës së Veriut kur fermeri Alan Graham e pa të zhveshur, mendoi se kjo gjë ishte e papërshtatshme qe nje femer te shfaqej e tille ne pronen e tij.
“U kërkova që të ndalonin xhirimet kur e pashë nudo dhe ata ndaluan menjëhere. Bisedova me Rihannen dhe ajo e kuptoi mentalitetin tim dhe u ndamë me shtrëngim duarsh me gjithe respektin që kam për këtë këngëtare”, tha fermeri.
“Kur më kërkuan shfrytëzimin e tokës sime për xhirimin e videoklipit nuk e dija kush do të vinte. Kjo është toka ime dhe dua që në të të respektohet etika nga të gjithë. Sipas këndvështrimit tim, lakuriqësia ishte e tepërt”, deklaroi Graham.
Categories: