Qellimi eshte te mundet frika nga tjetri si teme per te fituar konsensus dhe publik televisiv. Por hendeku mes agjendes mediatike dhe shqetesimeve te qytetareve mbetet i thelle

Kete vit ne Festivalin e Venecias, kinematografia italiane, pas shume vjetesh u be serish protagoniste. Cmimi i jurise iu dha filmit “Terraferma” i Emanuele Crialese. Cmimi per vepren e pare me te mire: "Là-bas" i Guido Lombardi. Te dy filmat kane nje subjekt te perbashket: imigrantet. Filmi i Crialeses: eksodin e te deshperuarve qe ikin nga Afrika Veriore, i pare me syte e peshkatareve siciliane.


Filmi i Lombardit : perjetimet dramatike te imigranteve ne revolte ne Castelvolturno, ne vitin 2008. Por veprat e paraqitura ne Venezia nga regjisoret italiane, mbi kete teme jane te shumta. Ne te gjitha seksionet e festivalit. Jane mbi dhjete. Te permendim vetem disa. "Cose dell'altro mondo" i Francesco Patierno, i cili hedh hipotezen (shkaterruese) te zhdukjes se imigranteve ne nje zone verilindore te vendit. E me tej: "Storie di schiavitù" i Barbara Cupisti, "Io sono Li", i Andrea Segre (nder te tjeret interpreton Marco Paolini), "Villaggio di Cartone", i shkruar dhe i drejtuar nga nje maestro: Ermanno Olmi. Deri tek filmi "L'ultimo terrestre", i Gipi, qe rrefen per mberritjen e alieneve mes nesh. Ku alienet jane “te tjeret, ata qe theksojne brishtesine tone. Ndjenjen tone te te qenit ne periferi ".

Te derguarit e gazetes Le Monde (Jacques Mandelbaun dhe Philippe Ridet), kane vene re se per kinematografine italiane imigracioni eshte kthyer ne nje “zhaner me vete”. E mbi kete ide kane realizuar nje reportazh te zgjeruara me titullin shume domethenes: "Imigrantet, roja amerikane e Festivalit te Venecias". Nga ana tjeter eshte e veshtire, e pamundur te gjehet ne Evrope - dhe gjetke – nje vemendje kaq e thelle – gati si fiksim – si ajo e shprehur nga kinemaja italiane ndaj te huajve. Megjithese e shtyre nga ndjenja qytetarie dhe solidare, nuk arrin te mbuloje pakenaqesine e perhapur, ne nje vend emigrantesh ku imigracioni ka mberritur papritur. Dhe ku brenda me pak se 10 vjetesh eshte rritur 1000%. Sot eshte rreth 7% (ne shifra absolute rreth 5 milione, sipas Caritas-Migrantes), por arrin deri ne 20% ne zonat me te industrializuara te Qendres dhe Veriut (Lombardia, Emilia Romagna, Toscana, Nordest). Megjithate “masat” reale te fenomenit nuk mjaftojne per te shpjeguar kaq shume ndjeshmeri nga ana e regjisoreve dhe autoreve italiane te kinemase. Intelektuale dhe specialiste – ndonjehere dhe artiste – te komunikimit. Vemendja e te cileve diktohet me siguri nga “lenda” qe ofron tematika. Biografite dhe historite e jetes se imigranteve, takimi me komunitetet vendase, me “italianet”.


Por ndoshta me shume ka ndikuar synimi per te “sfiduar” Mendimin e Vetem te percjelle nga mediat dhe nga propaganda e populizmit te djathte – me influence ne shumicen ne pushtet. Frika ndaj Tjetrit si teme per fitimin e konsensusit – dhe audiences. Mjafton te vezhgohen te dhenat e Observatorit Evropian te Sigurise (nen kujdesin e Demos, Observatorit te Pavia dhe Fondacionit Unipolis). Ne edicionet e lajmeve ne kanalet shteterore ne disa vende te rendesishme evropiane (Italia, Franca, Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe), gjate kater muajve te pare te vitit 2011, lajmet lidhur me imigracionin kane zene 3% te totalit. Me ne vecanti: tek France 2 kane perfaqesuar 1,6%, ne ARD (rrjeti shteteror gjerman) 0,6%, tek te tjerat akoma me pak. Tek Tg1, perkundrazi, 13,9%. (E njejta kuote arrihet gjithashtu duke llogaritur edhe lajmet e kanaleve te tjera italiane, shteterore dhe private). Natyrisht, Italia eshte vendi ku "revolucionet" afrikanoveriore e, mbi te gjitha nderhyrja ne Libi kane pasur me shume impakt. Me ndryshimin qe gjetke ne Europe keto ngjarje jane trajtuar si fakte dhe episode lufte. Ndersa ne Itali jane trajtuar ne menyre specifike nga pikeveshtrimi i imigracionit. Ose me mire (apo me keq), te pushtimit. Elementi i pare dhe kryesor i perdorur nga Lidhja e Veriut per te argumentuar kundershtimin e saj ndaj nderhyrjes ne Libi.


Megjithate, me gjithe zbarkimet e lufterat ne bregun tjeter mesdhetar, hendeku ndermjet agjendes mediatike dhe shqetesimit te qytetareve, mbetet shume i madh. Mjafton te konsultohen serish Observatorit Evropian te Sigurise duke u perqendruar kete here tek perceptimi social. Imigracioni cilesohet si shqetesim kryesor per 6% te italianeve (nga kampioni perfaqesues i anketuar nga Demos ne qershor te 2011). Ankthet me te medha te italianeve ama mbeten tematikat qe kane te bejne me ekonomine, punesimin, koston e jeteses (55%). Shikimi i medieve mbi imigrantet pra duket asimetrik ne krahasim me ate te popullates. E njejta gje ndodh me kriminalitetin, i cili mbetet ne qender te informacionit televiziv (55% e informacioneve te mbremje), ndersa nga ana tjeter shqeteson nje pjese shume me te vogel te popullates (10%). Behet fjale per nje “ndertim” politik dhe mediatik te pasigurise, gje qe shtyn drejt enfatizimit te “frikes ndaj te tjereve” dhe drejt pakesimit te pasigurise per arsye ekonomike dhe te (pa)punesimit. (Nga ana tjeter pesimizmi ekonomik eshte komunist dhe anti-italian, ka perseritur kryeministri edhe kohet e fundit).


Por ne kete faze nuk me duket se “te tjeret” kufizohen vetem me imigrantet qe mberrijne ne Itali te shtyre nga nevoja apo emergjencat. Ne kushte te veshtira, ndonjehere dramatike. Sot ne Itali po perhapet nje sindrome e rrethimit me e zgjeruar dhe e pacaktuar. Ndihemi te kercenuar nga jashte, nga cdo front e drejtim. Nga revoltat e lufterat qe shperthejne ne vendet e Afrikes se Veriut dhe ne Lindjen e Mesme. Por edhe nga Europa e mbi te gjitha nga Gjermania. Qe nuk besojne ne ekonomine, e mbi te gjitha ne sistemin tone politik. E kercenojne qe te mos mbulojne borxhin tone shteteror, te mos blejne aksionet tona shteterore. Ndjehemi te kercenuar nga bursat dhe Tregjet, nga Spread dhe S&P. Ne, qe kemi kultivuar gjate identitetin tone kombetar te bazuar mbi artin e pershtatjes, mbi aftesine e te rregulluarit dhe te reagimit. Ne qe jemi konsideruar nje shoqeri “e gjalle”- pavaresisht nga qeveria, pavaresisht nga Shteti. Sot e ndjejme veten pa busull. Jetime te nje qeverie qe te dije te qeverise dhe te nje Shteti ku mund te kesh besim. Keshtu ndihemi te huaj ne vendin tone. Kjo eshte arsyeja, ose : njera prej arsyeve te rendesishme te kaq shume filmave italiane mbi imigrantet kete vit ne Venecia.


Ne te vertete flasin per ne. Te humbur e pa drejtim ne vendin e Terraferma-s.

Marre nga La Repubblica ku eshte botuar me titullin “Quei film sugli immigrati

nel Paese di Terraferma”

Categories:

Leave a Reply