Pjesa e pare.
Ne 30 vitet e fundit, sektori i industrise se prodhimit te Britanise se Madhe eshte tkurrur me rreth 2/3 e prodhimit, duke zene keshtu vendin e pare per nga shtetet e medha. Kjo eshte bere ne emer te modernizimit, por nga cfare u zevendesua?
Perpara se te shkonte ne Yale dhe te behej nje historian bestseller, Paul Kennedy jetonte ne Tyneside ne vitet ’50-60. “Nje bote shume e zhurmshme dhe shume pis”. Kjo eshte ajo cfare kujton ai, nga vendi ku industria me e rendesishme po ndertonte anije dhe babai e xhaxhallaret e tij ndertonin konteniere ne Wallsend.Vitin e kaluar, akademiku dha nje leksion qe hodhi pak drite mbi jeten e asaj kohe.
“Ekzistonte nje kenaqesi e madhe per te krijuar e ndertuar” – thote ai. “Nje kenaqesi e madhe tek te gjithe ata qe mbeshtesnin keto sherbime, qofshin keta bankiere lokale me kredi apo edhe firma dizenjimi lokale.” Kur nje anije u promovua te firma Newcastle e Swan Hunter, te gjithe ne femijet e shkollave lokale shkuam per te pare objektin qe kishin ndertuar baballaret tane dhe kur veshtronim nepermjet rrethimit, perpiqeshim te shikonim xhaxhi Mick, xhaxhi Jim apo babain tone. Ky komunitet kaq prodhues ishte shume mahnites ne syte tane.
Duke ecur perreth Wallsend para disa javesh, nuk me kapi syri ndonje anije qe po promovohej apo edhe qe po ndertohej. Kantieri gjigand Kennedy, ishte mbyllur duke lene pas shume hektare toke me balte dhe te ndotur qe nuk terheq asnje bleres.
Akoma ka objekte industriale dhe ato te japin pamjen e disa burrave qe vijne rreth nje mulliri si dhe kamione te cilet kalojne aty. Vetem kur afrohesh me shume veren se industria aktuale po zhvillohet shume pak.
Njesia me e madhe qe mund te ndodhet ne ne zone te caktuar eshte nje pastrim kimik, diku tjeter nje depo per materiale te izolimit te papafingove e te tjera si keto. Tom Clark, drejtori i nje prej firmave te rralla te prodhimit, me kujtoi periudhen e Tyne-s, qendra e emocionit industrial e permendur nga Kennedy. “Ne fakt ne hapesira te tera tokesore, asgje nuk eshte ndertuar” -thote ai.
Ne firmen e tij Pearson Engineering, Clark me prezantoi me nje punetor qe quhej Billy Day, qe kishte filluar te punonte te kjo firme ne moshen 16 vjecare dhe tashme eshte 51 vjec. Djali i tij 23 vjecar eshte akoma pa pune edhe pse ka aplikuar ne shume fabrika te vogla. Ashtu sic eshte shuar industria lokale, ashtu ka edhe te rinj te diplomuar te papune. “Nuk eshte cudi qe ju t’i shihni te rinjte duke bere cdo lloj pune.” –thote Day. “Ne kemi humbur nje gjenerate te tere”.
Ju mund te shikoni dhe te degjoni per te njejten gje ne te gjithe vendin, nga veri-perendimi deri me poshte drejt Midland-it dhe pjeset e vjetra industriale te Londres. Ndersa ne veri-lindje ndodhen ish-uzinat e celikut, qymyrit, anijeve dhe asgje tjeter. Ky eshte nje proces per te cilin une mendoj se mund te quhet revolucioni i de-industrializimit, dhe ku rajonet produktive jane lene ne meshire te fatit.
Merr pak kohe te shtrenjte ndoshta, por kjo histori prek nje nga debatet kryesore te ekonomise britanike, qe nga ceshtja se pse hendeku i pasurise eshte zgjeruar ne menyre kaq dramatike dhe deri te ceshtja se kriza vazhdon te thellohet. Gjithashtu edhe shifrat e papunesise te publikuara ne date 16 nentor ishin pjese e ketij debati. David Cameron dhe Vince Cable kete muaj mblodhen te dhena per fushaten e tyre te industrise se prodhimit ne Britani, por ata nuk permenden faktin se ne c'gjendje te rende ndodhet ky sektor.
Pjesa e dyte.
Cfare coi ne revolucionin e de-industrializimit? Ne menyre te vecante, eshte nje rrefim se ku po shkon Britania, situate kjo e parashikuar qe heret nga forcat konservatore dhe laboriste keto 30 vitet e fundit.
Eshte nje mesazh i thjeshte qe vjen ne tre pjese. Pjesa e pare: ditet e vjetra te industrise jane zhdukur per mire. E ardhmja na genjen se ne do te punojme duke vene ne pune trurin dhe jo duart. Pjesa e dyte: puna e qeverise ne politikat ekonomike eshte thjeshte sa per te kaluar rradhen apo per te dale nga situata. Pjesa e trete: Oh, me ne fund ne duhet te hapim tregjet tona per te kryer tregti me vendet e tjera, sepse pavaresisht evidencave te panumerta te Wimbledons dhe te World Cups, ministrat britanike akoma besojne se Britania mund te marre pjese dhe te dale fituese.
Akoma eshte mjaft e dukshme se shperblimet e premtuara te se ardhmes industriale nuk jane realizuar. Ajo cka eshte quajtur si modernizim ekonomik ka shkuar drejt shkaterrimit industrial dhe pjesen me te madhe te rasteve nuk eshte zevendesuar nga asgje tjeter.
Por perpara se te vijme te rezultatet e veri-lindjes apo kudo tjeter, le t’i leme menjane premtimet e bera nga politikanet. Gjate 30 viteve te fundit ka pasur tre versione te procesit te de-industrializimit, te quajtur: argumenti Thacher, vizioni Bler dhe risia Cameron. Do te kthehemi te koalicioni dhe te e ardhmja, por le te fillojme me zonjen Thatcher.
Ne mesin e viteve ’70, shtypi, politikanet dhe akademiket rane dakord qe Britania ishte ne krize. Ne piken kur mundesia per te rregulluar dobesine ekonomike britanike e cila ishte ne gjendje kritike, koalicioni i Thatcher-it pati nje pergjigje te qarte: konkurrenca!
Ne vitin 1974, Keith Joseph, burri te cilin Margaret Thatcher e pershkroi si mikun me te afert politik te saj, dha nje fjalim i cili u titullua “Rritje do te thote Ndryshim”. Ai argumentoi se industria britanike ishte e “tejmbushur” me “fitim shume te ulet dhe me investime shume te uleta”. Pergjigja vuri ne pozite te veshtire punetoret e fabrikave, te cilet do te mund te ulnin numrin e kompanive industriale dhe linin krah pune te lire per bizneset e reja. “Kjo eshte rritje” –tha Joseph-i. “Nese puna e re eshte ne industri, tregeti apo sherbim, publik apo privat… forcat punetore duhet te zgjedhin midis nje pune te sigurte zhgenjyese ne nje vend qe mbeshtetet nga fondet publike apo nje pune te sigurte bazuar ne dinamizmin e ardhshem te ekonomise.
Pese vjet me vone, konservatoret inkurajuan vetem faktin qe procesi fillimisht te jete nje program i rrepte i cili parashikonte qe nje ne kater nga te gjitha punet prodhuese te zhdukeshin sipas termit te pare te Thatcher-it. Pastaj duke ndjekur privatizimin dhe nje politike ekonomike qe i pershtatet boom-it te ndertimit te shtepive dhe te qytetit. Pavaresisht pohimeve te Joseph-it, inxhinieret e grupmoshave mesatare te cilet mbeten te papune, nuk u larguan por u bene inxhiniere programimesh kompjuterike. Ata kryesisht u ulen ne nivele pune me te keqija se me pare.
Por ndodhi ne periudhen e Tony Blair-it qe argumenti per te kaluar nga industria te sherbimet u shnderrua nga nje nevoje urgjente ne nje vizion me optimist rreth vendit qe zinte Britania ne bote. Arkitektet e forces Laboriste te Re ishin te bindur se e ardhmja bazohej ne ate qe quhej “ekonomia e dijes”. Mandelson e deklaroi inspirimin e tij “Lugina e Silikonit”. Brown u betua se do ta bente Britanine kryeqytetin e tregetise online ne bote, ne me pak se tre vjet.
Perseri skema ishte e qarte: pjesa me e madhe e prodhimit do te kryhej shume me lire se kudo tjeter. E ardhmja bazohej ne lindjen e ideve, programeve kompjuterike dhe mbi te gjitha te market. Dikur Britania kishte shitur makina dhe anije ne gjithe boten, ndersa tani ata mund te shisnin kulture e turizem si dhe Lara Croft.
I rastesishem eshte fakti se te gjithe keta tekno-utopiste erdhen nga disa burra te cilet do te mund te luftonin per te porositur nje liber ne faqen Amazon. Alistair Campbell tregon nje histori se si Blair mori celularin e tij te pare vetem pasi u shkarkua nga detyra e kryeministrit ne vitin 2007. Mesazhi i tij i pare me tekst, derguar Campbell-it ishte: “Kjo eshte magjepsese, mund te dergosh fjale ne nje telefon”.
Por Blair dhe Brown kishte keshilltar pafund te cilet i ndihmonin ata per te qene ne nje hap me kohen. Nje nga paradat me interesante u be nga nje akademik amerikan i quajtur Richard Florida. Florida argumentoi se rajonet e suksesshme te se ardhmes do te udhehiqeshin nga ai qe quhej “klas krijues” i te rinjve qe jetonin ne qendrat e qyteteve.
Ekziston nje argument popullor sipas te cilit e gjithe “kalbja” e ekonomise britanike filloi ne vitin 1979. Tom Clark i Pearson Engineering ka nje histori te mire rreth faktit se si pronaret e meparshem te firmave mesuan te perdornin lidhjet industriale. Sa here qe forcat punetore hynin ne greve, gje qe ndodhte shpesh, nje nga Pearson-et do te blinte nje Rolls-Royce Cloud dhe do te kalonte afer vijes se grevisteve duke tundur dy gishtat e duke iu drejtuar stafit te tij. Akuza e vertete ndaj Blair dhe Brown-it ishte se ne vend qe te perqendroheshin ne kualifikimin e manaxhereve dhe aksionereve te tyre, ata ndoqen fantazine e ekonomise se dijes. Pas tyre vinte nje trupe e tere propagandistesh.
Marrim shembullin e agjensise rajonale te zhvillimit ne Tyneside, One North East. Faqja e saj e internetit paraqet vetem nje document mbi industrializimin dhe plot me tituj si: “Drejt nje e_rajoni”. Ka nje flete diskutimi te quajtur “Veri-lindja: Bohemiane apo Behemoth?”. Ajo thekson qendron ditore te pensionisteve, ku te rinjte dhe te moshuarit mund te bisedojne “ne kompleksitetin e artit dixhital”. Ka gjithashtu nje skeme ne Durham qe ndihmon te rinjte per “te shmangur tentativat e krimit duke i inkurajuar ata te shkojne per peshkim”
Nderkohe Britania ka pesuar nje nga reniet industrial me te medha te pare ne Europen Perendimore te pasluftes. Kur Thatcher erdhi ne fuqi, industrializmi llogariste pothuaj 30% te te ardhurave kombetare dhe punesoi rreth 6.8 milione njerez. Ne kohen kur Brown u largua nga Downing Street ne muajin maj, shifra shkoi ne rreth 11% te ekonomise, me nje force punetore rreth 2.5 milione njerez. (Dy saktesime duhej te beheshin: e para, industrializimi eshte pjese e nje loje prodhimi ku ti merr shume makineri keshtu qe puneson me pak staf ne nje sektor te caktuar; dhe e dyta, vendet e tjera kane bere nje hap pas nga industrializimi, te gjitha laborizmat e reja rreth konkurimit te kercenuara nga Kina dhe India, nuk ishin thjesht derdellisje.
Megjithate ne cdo standart keto shifra paraqesin nje kolaps. Ashtu sic e pohon edhe qeveria, asnje ekonomi tjeter e madhe nuk ka kaluar ne kete shkalle te de-industrializimit. Gjermanet dhe francezet i kane mbajtur emrat e tyre te medhenj: Mercedes dhe Miele, Renault dhe Peugeot, dhe me mbeshtetjen e tyre lidhen edhe partnere me te vegjel. Ne Britani nuk ka pasur nje administrim te tille industrial, e si rrjedhoje ne na kane ngelur shume pak industri te medha, por shume aksionere te pjesshem. A eshte kjo nje gje e keqe? Ne pjesen me te madhe duket se po! Keq ekonomikisht dhe e tmerrshme ne fushen sociale dhe kulturore.