Ka qene nje lajm qe ka qarkulluar prej javesh ne redaksite e te gjitha gazetave dhe per here te pare gazetaret rane ne nje mendje: “Lajmi se Arber Cepani eshte me kancer” nuk do te dilte nga dyert e redaksise.
Ky vendim unanim sigurisht pati ne thelb arsye humane, per te mos e renduar gjendjen psikologjike te 23-vjecarit te diagnostikuar me nje semundje vdekjeprurese nga mjeket shqiptare, transmeton revista Bluetooth.
Por, fundi i kesaj historie per fat te mire eshte nga ato me ‘happy end’. Vete fituesi i edicionit te pare te “Big Brother”, i ftuar ne emisionin “Pasdite ne Top Channel”, e mohoi lajmin.
Mesa duket diagnoza e dhene nga mjeket shqiptare nuk ishte e sakte. Arber Cepani u nis drejt Italise per t’u siguruar per nje pergjigje me te sakte dhe fatmiresisht aty mori edhe lajmin e mire.
Asgje nga ato qe i kishin percaktuar mjeket shqiptare nuk ishte e sakte: “Sic e shihni, jam si kokrra e molles dhe kjo gje ka rendesi sot”, i eshte pergjigjur Cepani drejtueses Lira Burgija gjate intervistes dhene ne “Pasdite ne Top Channel”. Dhe, ne te vertete, nuk ka gje me te rendesishme sesa shendeti i tij, por nga ana tjeter ky lajm ka edhe nje tjeter mesazh: Kujdes!
Categories: