Kjo ёshtё vёrtetё njё mrekulli. Nёse njё njeriu normal do t’i dёmtohej truri i vogёl, ai do tё vdiste pasi mushkёritё do tё ndalnin funksionin e tyre. Ndёrsa djali 3-vjeçar qё nuk e ka kёtё pjesё tё trurit dhe disa tё tjera, ёshtё nё gjendje që tё bёjё gjёra tё pabesueshme.

Ai quhet Chase Britton dhe jeton i lumtur me prindёrit e tij nё New York. Ai ёshtё njё fёmijё aktiv, i cili ka shumё dёshirё tё kёndojё dhe tё qeshё gjithё ditёn.
Kur mjekёt e kanё zbuluar kёtё fenomen, nuk kanё ditur çfarё t’i sqaronin prindёrve tё djalit. Tё konsultuar edhe me neurologёt ata kanё marrё pёrgjigjen:
“Djali juaj nuk duhej tё ishte nё gjёndje qё tё jetonte dhe, megjithatё ne e kemi tё pamundur tё shpjegojmё se si ai ja del mbanë tё jetojё!”

                                   

Nё pjesёn e kafkёs tё 3-vjeçarit, ku duhej tё ishte truri i vogёl, ndodhet vetёm njё lёng organik, qё supozohet tё jetё ai qё kontrollon frymёmarrjen dhe funksione tё tjera, si psh gjumin. Djali realisht, edhe pse nё mungesё tё trurit tё vogёl, ёshtё nё gjёndje tё marrё frymё dhe tё flejё pa probleme. Ai ka probleme vetёm me mbajtjen e ekuilibrit, dhe pёr kёtё nuk i dihet nёse ai do tё bёhet i pavarur apo jo. Por, duke qёnё se fakti qё ai jeton ёshtё njё pёrjashtim, nuk do tё ishte çudi qё edhe pavarёsia e tij tё ishte njё tjetёr pёrjashtim, qё do ta quanim mrekulli. Mbёshtetja mё e madhe pёr Chase-n ёshtё vёllai i tij i madh, Alex.
Besohet qё problemet lidhen me vёshtirёsitё qё ka patur nёna e tyre Heather gjatё shtatzёnisё. Tё njёjtat shqetёsime ajo i ka patur dhe me njё shtatzёni pёrpara Chase-t, edhe ai fёmijё i lindur parakohe, Troy, por qё ndryshe nga Chase, nuk ka mundur dot tё jetojё mё shumё se gjashtё javё pas lindjes.
Misteri i kёsaj ngjarje bёhet edhe mё i thellё po tё merret parasysh qё nё skanerat dhe ekot gjatё zhvillimit tё fёmijёs, duket qartё se djaloshi e ka patur trurin e vogёl, dhe madje tёrёsisht normal!
Kjo ёshtё njё ngjarje e njё rёndёsie unike, pasi kjo mund tё hedhё poshtё tё gjitha parimet bazё tё shkencёs mjekёsore.

Categories:

Leave a Reply