Mjaftojne vetem 5 minuta ne nje dhome me nje femer te bukur per te shkaktuar stresin tek meshkujt.
Kete e ben te ditur nje studim i kerkuesve ne Universitetin e Valencias. Ata kane testuar 84 meshkuj duke u kerkuar atyre te qendrojne ne nje dhome me nje femer dhe nje mashkull tjeter ku duhej te zgjidhnin nje Sudok, transmeton Top Channel.
Gjate kesaj kohe eshte monitoruar niveli i kortizolit, hormoni i lidhur ngushte me stresin. Fillimisht niveli nuk ka pesuar ndryshime, por ne momentin qe mashkulli ka ngelur vetem me femren, sasia e kortizolit eshte rritur ndjeshem.
Categories: