TIRANE - Ne 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, qeveria shqiptare synon te sjelle nga Austria armet autentike te heroit tone kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Deklaraten e beri zevendeskryeministri, njeheresh minister i Jashtem i Shqiperise, Edmon Haxhinasto gjate nje konference te perbashket per shtyp ne Tirane, me Sekretarin e Shtetit ne ministrine e Puneve te Jashtme te Austrise, Wolfgang Waldner.

Haxhinasto tha se me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise do te shihet mundesia per te sjelle ne Shqiperi armet e Skenderbeut.

Waldner u pergjigj: "Me lejoni t'ju siguroj se do ta diskutojme me personat pergjegjes dhe do t'ju kthejme pergjigje sa me pare".

Armet e perdorura nga heroi yne Kombetar ndodhen ne muzeun e Vjenes ne Austri.

Categories:

Leave a Reply