Ka pyetje qe nuk duhet t'ja beni kurre femijes tuaj, vecanerisht kur eshte akoma i vogel, per shume arsye: Sepse ata nuk jane akoma ne gjendje te pergjigjen, sepse te humbin kohe, sepse i perkeqesojne me keq gjerat. Problemi eshte se ka edhe pyetje me spontane, ato qe vijne pothuajse automatikisht ne mendje. Ja disa prej tyre dhe alternativat praktike.

Ke nevoje te shkosh ne banjo?
Si prind ju e dini qe femija juaj duhet te shkoje ne banjo, e kupton nga shume tregues, si leviz, luhatjet e trupit, pozicioni i duarve. Ne kete rast, koha e pyetjes nuk eshte vetem kohe e humbur, eshte gjithashtu edhe koha qe shpeton per nxitimin ne tualet, qe mund te jete nje nxitim ne momentin e fundit. Keshtu qe ne keto raste, transformoni pyetjen ne urdher: Tani shkohet ne banjo!

Perse nuk ke deshire te shkosh?
Jeni duke u bere gati per nje udhetim, nje vizite, nje eksperience te re, dhe femija refuzon te marre pjese, ngul kembe, eshte dembel dhe tashme i lodhur perpara nisjes. Gjeja me e keqe qe beni eshte perpjekja e gjetjes se arsyeve te ketij refuzimi, te cilat jane evidente ne pjesen me te madhe te rasteve. Me keto pyetje do te forconi me shume armiqesine e tyre. Gjeja me e mire, eshte te parandaloni shkaqet dhe te gjeni ne menyre te pavarur kunder-motivimet per t’i inkurajuar ata.

Apo degjon?
Nese ju merrni me vete femijet, nje nje martese apo ne nje tjeter ceremoni zyrtare, ata kane tendence te sillen kunder asaj qe i keni porositur ju perpara hyrjes. Te gjitha rekomandimet do te perfundojne menjehere ne cep te kokes se tij, ndersa ai zhvishet ne tavoline, ben zhurme me pjatat dhe bertet. Eshte e kote ta bindesh me fjale, gjeja me e mire eshte ta nxirrni jashte per te zbutur energjine.

Ishe ti?
Vazoja eshte thyer per toke ne mijera copa, nuk ka asnje tjeter pervec jush dhe ju nuk e keni bere. Nuk ka kuptim ta pyesni per dicka qe eshte mjaft e qarte. Do te merrni vetem pergjigje te cuditshme dhe te pavenda. Funksionon me mire nje: ”Si ndodhi”?. Do te jete me e larte mundesia e nje pergjigje te ndershme.

Cfare do te hash?
Shume keq! Me siguri do te pergjigjet duke cituar ushqimet me te keqia qe i vijne ne mend. Me mire vendosni ne menyre te matur dhe me siguri ushqimet e reja ne dieten e tyre, pa u keshilluar me ata. Femijet ne kete aspekt mund te jene shume konservatore dhe pak bashkepunues.

E degjove se cfare thashe?
Nese femija nuk ka probleme me degjimin, ka degjuar. Nese tregon se nuk ka degjuar, eshte sepse po loz ne menyren e vete. Per me teper nuk i intereson. Per t’ju degjuar, nuk duhet t’i kerkoni te jeni i degjuar, por krijimi i nje kontakti fizik, hyni ne fushen e tyre vizive dhe te lartesine e tyre. Ne kete pike keni te gjithe vemendjen e tyre.

Je i lodhur?
Nuk ka rendesi sa vone eshte dhe sa here femija juaj ka hapur gojen per gjume ne minutat e fundit, pergjigja do te jete gjithmone dhe ne cdo rast, jo. Ata nuk duan te shkojne ne shtrat.

E di sa eshte ora?
Nese nxitoni, eshte vone, venia ne dukje eshte e padobishme, femijet kane nje sens shume te paqarte te kohes dhe ky lloji i pershtypjes nga ana e nje te rrituri nuk mund te beje asgje nese nuk i rrit nivelin e tekave, me mire perdorni nje mashtrim te vogel, per shembull nje stimul.

Te vjen keq?
Femijet e mesojne dhembshurine dhe ndjeshmerine qe nga mosha e kopshtit. Perpara ketij zhvillimi emocional, mund te jene shume egoiste, mos prisni keqardhje nese i shkaktojne vuajtje bashkemoshatareve, per shembull duke i vjedhur nje loder.

Categories:

Leave a Reply