Intimiteti, jeta seksuale, eshte e rendesishme per shendetin, por per femrat eshte ndonjehere edhe burim stresi.

Nje sondazh i kryer nga nga shoqata jo fitimprurese USA Healthy Women, qe prej 20 vjetesh ka per qellim monitorimin e shendetit te grave ne te gjitha aspektet e saj, duke tejkaluar tabute dhe ngurrimin, arriti te zbuloje se si” vertet” femrat e jetojne seksualitetin e tyre dhe cilat jane mosperputhjet e medha midis asaj qe ne teori duhet te jete nje jete e mire intime, dhe se si kjo ide perkthehet ne realitet.

Ajo qe doli nga ky sondazh, i cili ka perfshire nje kampion prej 1031 gra eshte se, jo shume jane te vetedijshme se sa i vlefshem eshte nje seksualitet i shendetshem per shendetin fizik dhe psiqik.
Keshtu, 51 per qind mendon se dy raporte seksuale ne jave jane burim perfitimesh, ne realitet perqindja e atyre qe e vene ne praktike kete bindje zbret ne 30 per qind. 66 per qind e kampionit te analizuar, ka pranaur se bejne dashuri vetem nje here ne jave, ose edhe me pak, por eshte kryesisht mungesa e nje rendesie dhene seksualitetit si burim kenaqesie dhe shendetit, te hidhen syte nga perqindjet.

Vetem 42 per qind e femrave te intervistuara e konsiderojne si thelbesore aspektin fizik te dashurise per shendetin e tyre te pergjithshem. Cfare ndodh me grate? Nuk jane realiste deklaratat e ndryshme entuziaste qe shohim praktiksiht kudo ne media te ndryshme, qe nga revistat e femrave deri tek rubrikat televizive, jane vetem “ekspozime” deklaratat theksuese, qe tashme paraqesin ne te njejtin plan seksualitetin femeror dhe ate mashkullor? Ky sondazh tregon nje skenar ndryshe, shume me pak idilik…

“Kerkimi i ri tregon se femrat vertet nuk i kuptojne perfitimet e nje jete aktive seksuale, ka komentuar derjtoresha ekzekutive e Healthy Women, Elizabeth Barraglino Cahill – pertej avantazhit te formimit te nje lidhjeje me te ngushte me partnerin, nje jete aktive seksuale mund te reduktoje stresin, te forcoje muskujt e legenit, te rrise funksionimin e sistemit imunitar dhe djeg kalori”.
“Duket se eshte nje tendence ne rritje mes femrave qe kryejene marredhenie seksuale per detyrim, jo per kenaqesi, grate thone se jane vetem 24 ore ne dite, dhe thjesht seksi nuk eshte nje prioritet”.
Ne momentin qe nje raport seksual, i jep spontanisht momentit intim ndarjen e kenaqesine dhe dashurine mes dy individeve te rritur dhe qe pelqehen, behet thjesht nje nga shume detyra qe duhet te zere vend ne nje dite plot me impenjime. Eshte e qarte se humb te gjithe magjine e tij dhe rrezikon te kthehet ne nje akt mekanik qe ne vend te beje mire, krijon vetem stres dhe ankth.

Nje pakenaqesi ne seks do te thote, nje pakenaqesi ne kenaqesine personale, por edhe ne ndarjen, ne fizikalitetin spontal dhe natyral.
Nuk eshte nje shenje e mire, dhe sigurisht nuk ndihmon ne marredhenien e ciftit.
Ndoshta eshte rasti per te bere te gjitha grate nje analize serioze mbi ate qe duam per veten tone, cfare na pelqen, se si duam te jemi dhe se si jemi bere. Ndoshta zbulojme se per cfare arsye mbajme seksin ne nje kend te ngushte te jetes tone.

Categories:

Leave a Reply