Per here te pare ne Oregon, iPad perdoret per te ndihmuar te moshuarit dhe njerezit me aftesi te kufizuara dhe per ti dhene mundesine e votes. Behet fjale per nje eksperiment pilot qe ka nxjerr ne pah avantazhet e tabletit Apple: me praktik per te votuar edhe per ato qe kane probleme me te degjuarit dhe shikuarit, me i thjeshte per tu transportuar, me pak i kushtushem ne krahasim me sistemet e kaluara te bazuar ne kompjuterat laptop.
Autoritetet vendosen te shfrytezojne teknologjine per te patur nje proces zgjedhor sa me te shpejte dhe sa me korrekt. Per here te pare, zgjedhesit do te votojne me ane te iPad-ve te vendosur neper parqet publike, stacionet e autobuseve, neper spitale e neper te gjitha ambientet e tjera publike. Kjo do te ndihmoje shume sidomos te moshuarit dhe njerezit me aftesi te kufizuara.
Ky eshte nje projekt pilot qe pervec Oregonit pritet te aplikohet edhe ne 3 shtete te tjera te SHBA-se. Nese projekti do te kete sukses, thone autoritetet ne Oregon, atehere te gjitha zgjedhjet ne ta ardhmen ne kete shtet do te mbahen nepermjet kesaj metode. Votuesit ne Oregon, qe nga viti 2000, perdornin posten tradicionale per te shprehur vullnetin e tyre.
Categories: