Mijera shikime te ufove ne vit ne Itali, por 90 per qind te ketyre pamjeve jane false: “Objekte fluturues te paidentifikuar”, ne fakt shpesh nuk jane gje tjeter vecse, meteore, planete, ose objekte te bera nga qenia njerezore si eroplanet apo satelitet.

Keto jane te dhena te Qendres italiane te studimeve ufologjike ku te shtunen ne Torino, do te hape kongresin e saj.
“Ka njerez qe tregojne se kane darkuar me alienet, tregon Gian Paolo Garassino, president i Qendres, ata qe shkembjen feneret kinez me anije fluturuese. Edhe pse shumica e rasteve eshte krejtesisht e kuptueshme, ka disa qe mbeten te pazgjidhura”.
Arsyeja eshte e thjeshte; shpesh ufologet duhet te merren me sekrete ushtarake qe shpesh ruhen per vite.
Ne konferencen e Torinos nuk do te mungojne edhe takimet e vecanta, Paolo Toselli do te tregoje 15 pamjet me te cuditshme te bashkimit te italise (Unità d’Italia), si pamja e nje “objekti ne forme disku, ne forme te pjatave te mbivendosura” ne afersi te selise presidenciale te Castel Porziano, ne Rome.
Ufo eshte raportuar nga shoferi i Antonio Segni, atehere kreu i shtetit, ne 1963, dhe angazhuar per shume vite ne sherbimet sekrete italiane.

Nje tjeter episod kurioz ndodhi me 27 nentor te vitit 1871 ne Rome, ate dite ingurohej Parlamenti i ri, dhe mbi kryeqytet ne drejtim te jugut, u shfaq nje objekt i ndritshem i paidentifikuar.
Ekspertet, ne ate kohe, e identifikuan me Venusin. Per kete, Osservatore Romano shkruan:”Parlamenti i ri lind nen mbikqyrjen e paganeve”.
Kongresi i Qendres italiane te studimeve ufologjike kthehet ne Torino, pas 25 vitesh, per te festuar 150 vjetorin e bashkimit te Italise. Pikerisht ne Torino, ne 1949 u krijua grupi i pare i ufologeve italiane, qe coi me 1965 ne krijimin e qendres se pare kombetare, nga e cila ne 1985 ne Torino, krijohet qendra aktuale.

Categories:

Leave a Reply