Pamela Anderson heq dore nga celesat e viles se saj ne plazhin e Malibus, per nje cmim prej 75 mije dollaresh ne muaj.

Pamela ka vendosur te ndermarre kete hap, ngaqe ajo nuk kalon shume kohe ne Kaliforni, por ne vendlindje ne Kanada. Shtepine qe ofrohet aktualisht me qera Pamela e ka rinovuar disa here per ta bere ate sa me te rehatshme per jetese.

Megjithate, kjo i ka rritur borxhet, madje edhe mbi nje milion dollare per riparime te ndryshme, ndryshime dhe pershtatje qe ish-lepurushes se Playboy i kane kushtuar per punet e bera gjate vitit 2009, dhe eshte spekuluar se kjo eshte arsyeja e vertete qe ajo vendosi te leshoje me qera shtepine.

Ne te pervec te tjerave ka nje pishine e nje saune me TV, dhe ne te nuk duhet injoruar pamja e pabesueshme e maleve dhe oqeanit. Dhoma e madhe e fjetjes ka nje kamine te bardhe prej mermeri dhe nje vaske.

“Me ne fund jam e gatshme per te ndare kryevepren time. Kam punuar me arkitekte te ndryshem per ta bere ate nje eko-shtepi dhe mendoj se ia kemi dale, e tani dikush edhe tjeter mund te kenaqet ne te”, ka thene Pamela.
Read More ...

0 commenti


Lady Gaga kohet e fundit ka thene per mediat britanike se cfare duhet te kete nje mashkull per ta derguar ate ne krevat. Qe kengetarja ekscentrike 25-vjecare ka standarde te larta, e tregon edhe lista e kritereve te saj: "Duhet ta kete penisin e madh dhe diplome nga Harvardi. Duhet te jete i talentuar ne seks"

I dashuri i ri i Gagas, aktori Taylor Kinney, nuk ka studiuar ne Harvard. Perkunder pritjeve te larta, kengetarja nuk eshte e gatshme te jape edhe vete me shume. Thote qe urren punet e shtepise: "E urrej idene e larjes dhe pastrimit te shtepise.

" Ndoshta ketu qendron arsyeja pse ajo ende jeton me prinderit e saj dhe nuk ka deshire te bleje shtepi te veten. "Une nuk jam ende gati per te blere nje shtepi. Duket obligative, pervec marteses. Shtepia eshte nje pergjegjesi e madhe, te cilen gjithashtu nuk e dua. Me pelqen te jetoj me prinderit e mi. Me duket e cuditshme qe ta blej shtepine ne moshen 25-vjecare."

Lady Gaga thote se shpesh e kalon naten tek shoqja e saj. "E hedh te dashurin e saj per te fjetur ne kolltuk, keshtu qe kjo eshte me te vertete qesharake. Ne te dyja qendrojme deri vone duke shikuar filma."

Lady Gaga se fundi ka promovuar nje monografi me emrin e saj. Kjo eshte nje permbledhje e fotografive te Lady Gaga te cilat i ka bere fotografi Terry Richardson "Kjo eshte koha kur kam qene me e re.

Terry ishte me mua gjate pajtimeve, nderprerjeve, ahengjeve e party. Ai ishte me mua kur une kam qare, por edhe kur kam fituar. Ky liber eshte... per te gjithe ata qe me pyesin se cfare jam kur shkoj per te blere qumesht, dhe cfare kur shkoj ne dyqanet ushqimore", ka sqaruar Gaga.
Read More ...

0 commenti


Paris- Nuk kryeni marrdhenie seksuale me gruan tuaj? Atehere paguaj!

Eshte denimi me i cuditshem vendosur nga gjykata e apelit ne Aix-en-Provence, ne jug te Frances, nje burri, i cili ishte eshte denuar te paguaje 10 mije euro, gruas se tij, per mos permbushje te kenaqesise seksuale per disa vjet.

Ne vendimin e raportuar nga agjensia franceze France Presse, Gjykata e Apelit konfirmon vendimin e shkalles se pare e shpalluar nga gjykata e Nices.

Gjykata e apelit ne Aix-en-Provence, eshte bazuar ne nenin 1382 te kodit civil francez, sipas te cilit cdo person qe i “shkakton nje dem tjetrit” duhet ta ndreqi. Te dy jane martuar ne 1986 dhe sebashku kane dy femije.
Read More ...

0 commenti


Pasi humbi gishtin e madh te njeres dore ne nje incident pune, nje marangoz ne Britanine e Madhe vendosi qe te zevendesonte gishtin e humbur me gishtin e madh te kembes.

Historia e 29-vjecarit James Byrne u pasqyrua te merkuren nga e perditshmja “Daily Mail”. Kirurget i vendosen fillimisht gishtin e tij te vertete, por pavaresisht lidhjes se nervave, ai mbeti jofunksional.

Perballe nje zgjedhje te veshtire, marangozi u beri te qarte mjekeve se kishte absolutisht nevoje per nje dore te plote, pasi ndryshe nuk do te ishte ne gjendje te permbushte punen e tij. Zgjidhja? Ne punen e tij, 29-vjecarit i duhet dora dhe jo kemba.
Si rrjedhoje, dy muaj me pare, ai amputoi gishtin e madh te kembes, duke e vendosur ate ne dore dhe dy muaj me pas, ka ai eshte teresisht funksional, edhe pse ngjan cuditshem.

”Nuk do ta kisha menduar asnjehere qe do te funksiononte, por mjeket me dhane garancite e nevojshme. Jam ne gjendje te leviz gishtin me lehtesi dhe ta perthyej ashtu si pjesa tjeter e dores. Vendimi per te kryer kete operacion ka qene me i sakti i jetes sime”, shprehet 29-vjecari. “Kur me takojne njerez qe nuk e dine, me pyesin se cfare ka ndodhur, pasi eshte shume i madh dhe kur i them te verteten gati gati nuk e besoje”.
Read More ...

0 commenti


Kroaci- Nje vajze 14 vjece, eshte marre nen kujdes ne nje qender te femijeve ne Zagreb, pasi ka kryer marredhenie seksuale me 100 meshkuj ne muaj vetem per te fituar nje bast me shoket e saj te klases.

Funskionaret per mbrojtjen e femijeve, kane treguar se shoket e shkolles kane filluar nje loje qe me pas ka dale jashte kontrollit.

Gordana Flander pergjegjese e klinikes per mbrojtjen e femijeve tha se: “Ishte nje lloj loje e bere ne nje klase te shkolles, ku vajza ka vene bast qe do te ishte ne gjendje te fle me numrin me te madh te djemeve. Psikologet jane duke tentuar te kuptojne pse sjellja e saj ishte e gabuar”.
Read More ...

0 commenti


TIRANE - Nderron jete ne moshen 82-vjecare politikani dhe shkrimtari Sabri Godo.

Godo kishte dale prej pak ditesh nga spitali, ku qendroi i shtruar prej me shume se 10-ditesh ne gjendje te rende, por humbi jeten ne banesen e tij. Sabri Godo u shtrua me urgjence ne reanimacionin e Senatoriumit me 22 nentor, pasi vuante prej 7 muajsh nga nje semundje e rende ne mushkeri.

Godo eshte nje nga figurat me te shquara te politikes shqiptare, por jo vetem. 82-vjecari aktualisht mbante postin e kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane te Shqiperise, e themeluar prej tij ne vitin 1991 nderkohe qe e ka udhehequr PR-ne per 7 vjet.

Ai ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura, ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme. Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari te dendur ne publicistike, vecanerisht ne revisten "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mije faqe e shkrime kritike me pseudonime.
Read More ...

0 commenti


Nje ngjarje e rende me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur vetem pak minuta me pare ne Tirane. Nga burimet zyrtare te Policise, e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje, behet e ditur se eshte gjetur i vetevrare drejtori i CARREFOUR.

Nga te njejtat burime, mesohet se francezi Xavier Thibonet , 42 vjec, eshte gjetur i vetevrare ne banesen e tij ne rrugen e Elbasanit ne Tirane.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk behen te ditura shkaqet qe e kane cuar Thibonet ne vetevrasje.
Read More ...

0 commenti


Keni shprehur ndonjëherë dëshirën e të pasurit sy të kaltër? Dëshira juaj mund të bëhet realitet menjëherë, pasi një mjek zbuloi se ai mund të ndryshojë ngjyrën e përhershme të syrit, në vetëm 20 sekonda.
Dr Gregg Homer, nga “Stroma Medical” në Kaliforni tha se teknologjia e tij Lumineyes përdor një lazer me një frekuencë të veçantë për të kthyer sytë ngjyrë kafe në të kaltër.
Energjia e laserit heq pigmentin ngjyrë kafe, ose të melaninës, nga shtresa e lartë e irisit, dhe ngjyra e syve blu shfaqet gjatë 2-3 javëve të ardhshme.
Kjo do të jetë një alternativë e mirë për personat, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve tepër lehtë, pa përdorur lentet e kontaktit kozmetik.
Operacioni do të kushtojë rreth 3.000 £. Dr Homer tha Morning News KTLA, se mijëra klientë kanë kontaktuar nëpërmjet email-it, duke shprehur kështu interesin e tyre. “Ata thonë se sytë janë dritare për shpirtin.”- është shprehur ai.
“Një sy blu nuk është i errët, ju mund të shihni thellë në të, ndërsa një sy ngjyrë kaf është shumë më i errët. Unë mendoj se ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me këtë ide, duke krijuar dritare të hapur për shpirtin
Read More ...

0 commenti


Ronaldinjo skandalizon rrejtin ne videon e tij me pulle te kuqe.

Ylli i Flamengos kthehet te flase per veten, kete here per nje lloj ”webcam” ku ish lojtari i Milanit filmohet ndersa masturbohet.

Publikimi i videos, qe qarkullon edhe ne Youtube, ka zemruar Ronaldinjon dhe shoqeruesit e tij, i cili njoftoi instancat ligjore kunder atyre qe jane pergjegjes.

Sipas Roberto de Assis, vellai dhe agjenti i Ronaldinjos, eshte “shkelur privatesia e lojtarit”. “Kemi avokate ne brazil dhe Flamengo ka gjithashtu, per kete natyrisht kemi marre masa".

Vanderlei Luxemburgo, tekniku i Flamengos, minimizon situaten. “Gjithkush ka menyren tij per te qene, mua nuk me intereson, nuk kam ndermend te shoh Ronaldinjon ndersa masturbon”, shprehet trajneri.
Read More ...

0 commenti


Brad Pitt dhe Angelina Jolie do ta adoptojne edhe nje tjeter femije, sepse mendojne se numri shtate sjelle me shume begati dhe lumturi ne jete.

Cifti ne te ardhmen mund ta marre nje tjeter femije jetim nga Etiopia, nga ku eshte adoptuar vajza e tyre Zahara.

Sic kane thene miqte e ciftit te famshem, ata i kishin premtuar Zaharas kohe me pare se do t’ia sjellin nje vella apo moter nga vendi i saj dhe, per ta miratuar kete vendim i ka ndihmuar edhe mendimi se numri shtate sjell fat te mire.

“Numri shtate ka qene gjithmone me fat per Bradin dhe ai se bashku me Angelinan besojne se ky numer do t’iu sjelle lumturi edhe prosperitet me teper ne jete”, tha nje mik i ciftit nga Hollywoodi.

Angelina dhe Brad se bashku nga martesa e tyre kane binjaket, Knox Léon e Vivienne Marcheline dhe Shiloh, ndersa kane adoptuar edhe tre femije, Maddox Chivan, Zahara Marley dhe Pax Thien.
Read More ...

0 commenti


Detyre shtepie:” Masturbohuni dhe tregoni ndjenjat tuaja”.

Nuk eshte nje shaka por nje detyre e dhene nga nje profesor ne Nevada, Tom Kubistant, i cili meson seksualitet njerezor ne shtetin shkretetire amerikan. Megjithate tema nuk i ka pelqyer te gjithe studenteve te profesorit, si Karen Royce, e cila ka paraqitur nje ankese per ngacmin ndaj Kubistant.

Studentja dekralori se: ”Mesuesi na kerkoi te dyfishojme frekuencen tone te masturbimit per dy jave dhe te shkruajme eksperiencat tona”.

Skandal? Ngacmime te verteta seksuale? Jo per te gjithe. Nese Karen eshte skandalizuar, ate nuk e kane bere disa nga shoket e saj te klases, te kenaqur me programin dhe mbi te gjitha ne mbeshtetje te mesuesit te tyre; “Nuk kishte asnje detyrim, shprehet nje student, kush nuk deshironte te merrte pjese ne projekt mund te rrinte jashte pa problem. Pastaj nuk ka detyruar asnje te ndjeke mesimet e tij”.

Edhe nje kolege e seksologut perkrah ate, “Sigurisht qe djemte nuk kane nevoje per kerkesen e mesuesit per te bere ate qe bejne normalisht, keshtuqe nuk ka asgje te keqe".
Read More ...

0 commenti


Nje burre, i arratisur prej gati 25 vjetesh, eshte arrestuar gjate funeralit te tij. Policia ka sekuestruar trupin dhe pas identifikimit ka marre shenjat e gishtave, dhe ia ka kthyer trupin familjes.


Burri i vdekur ishte arratisur qe ne vitin 1987 per nje mashtrim prej 17 000 paund dhe agjentet kane arritur ta kapnin vetem pak minuta perpara se te varrosej. Mashtruesi rekordmen ka punuar vetem 6 dite gjate 9 viteve.

Andrew Paterson, i cili pas arratisjes e nderroi emrin ne Mark Attwood, eshte “kapur” ne diten e funeralit te tij. Forcat e rendit ka sekuestruar trupin e tij, kane marre gjurmet e gishtave dhe pas disa oreve ia kane kthyer trupin te afermve. “E kemi trajtuar me kujdes, nuk mund te benim ndryshe” , i kane thene ata familjareve te habitur. Ky aksion i ka lene pa fjale te pranishmit.

Mesa dukej familjaret dhe te afermit, shumica e te cileve e njihnin me emrin Mark, e kishin dashur shume. Faqja e tij e facebook-ut -tregon shtypi- ishte e mbushur me mesazhe te tilla si: “ishe i bukur”, “ishe shume i zgjuar”, “optimizmi yt ishte ylli im polar”, etj. Mesa duket, Andrew arrinte te kujdesej per shoqerine edhe ne arratisje edhe pse prej vitesh jetonte duke shetitur neper bote, qe te mos kapej nga policia.

Deshira e tij me e madhe ishte qe te varrosej ne shtepi, keshtu qe pas vdekjes trupi i tij u dergua ne vendin e tij te lindjes
Read More ...

0 commenti


Paris- Horror ne France. Nje burre per te ndeshkuar femijen e tij 3 vjec e ka mbyllur ne lavatrice dhe e ka ndezur ate.

Ishte sjelle keq ne kopshtin e femijeve, dhe per kete gje vogelushi Bastien, vetem 3 vjec , u mbyll nudo ne lavatrice nga babai i tij Christophe Champenois, i cili me pas ka ndezur makinen larese.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ne qytezen e Germigny-l'Eveque ne Seine-et-Marne.

Vogelushi u gjet nga nena e tij Charlene, i ngrire dhe i vdekur.

Te dy prinderit u arrestuan menjehere, ai 33 vjec , per vrasjen e te miturit dhe ajo per mos pengimin e tragjedise.
Read More ...

1 commenti


Bente nje jete te mbyllur dhe e urrente te shkuaren e saj.
Prej vitesh njihej me emrin Lana Peters. Ishte larguar nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. “Nuk mund te te vije keq per fatin tend” –thoshte ajo. “Por mua me vjen keq qe nena ime nuk u martua me nje marangoz”

Svetlana Stalina, vajza e vetme e Stalinit, ka vdekur ne Shtetet e Bashkuara ne 22 nentor, ne moshen 85 vjecare, por lajmi u be i njohur sot. Ajo vdiq nga nje semundje e rende. Gruaja qe prej vitesh njihej me emrin Lana Peters, ishte larguar nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. Ne disa raste ajo ishte shprehur se e urrente te kaluaren e saj. “Nuk mund te te vije keq per fatin tend” –thoshte ajo. “Por mua me vjen keq qe nena ime nuk u martua me nje marangoz”. Jeta e saj u mbyll ne heshtje. Edhe drejtori i funeralit qe organizoi ceremonine e varrimit ka refuzuar te pohoje apo te mohoje lajmin.

Svetlana u largua nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. Ne fillim shkoi ne Indi e pastaj ne SHBA, ku u martua me nje arkitetkt amerikan, Wesley Peters, i cili vdiq ne vitin 1991. Ne moshen 46 vjecare Svetlana pati nje vajze me emrin Olga. Ne vitin 1982 bashke me vajzen ajo u transferua ne Britanine e Madhe. Me vone u kthye per nje periudhe te shkurter ne Moske dhe ne vitin 1987 mori mori nje leje qendrimi te perhershme ne Mbreterine e Bashkuar, ku jetoi edhe ne nje azil per te varferit ne Londer.

Pas largimit nga Mosca, disa here ajo eshte shprehur se e urrente te kaluaren e saj dhe se ndihej skllave e rrethanave te krijuara jo nga ajo. Per t’i shkeputur perfundimisht lidhjet me te kaluaren dhe me emrin famekeq te te atit, ajo shkroi dy autobiografi, te cilat paten nje sukses te madh.
Ne nje interviste te publikuar ne vitin 2010 nga Wisconsin State Journal tha se i ati i kishte “shkaterruar jeten”. “Kudo qe te shkoj, ketu, ne Zvicer, ne Indi, ne Australi apo ne nje ishull, do te jem gjithmone e burgosura politike e emrit te babait tim”.

Ndersa per Stalinin tha: “Ai ishte nje njeri i thjeshte. Ishte i vrazhde dhe shume mizor. Ai ishte shume i thjeshte me ne. Mua me donte shume dhe deshironte qe une te behesha nje marksiste e edukuar mire”.
Read More ...

0 commenti


Behet fjale per nje rast te pabesueshem te keqformimit Benjamin Button.
Gruaja qe shihni ne foto quhet Maria Audete do Nascimiento dhe ka lindur me 7 maj 1981 ne Brazil.

Maria eshte pjese e nje familje te varfer dhe jeton ne nje shtepi prej balte ne Ceara.
Familja e saj perbehet nga babai dhe gruaja e tij e dyte,qe kujdeset per Marian qe kur ajo ishte 13 vjec.

Per fat te keq, kushtet finaciare te familjes nuk kane lejuar qe Maria te kurohej. Mjeket thone se, nese do te nderhyej qe ne lindje, kjo gjendje mund te ishte sheruar pa probleme.

Per shkak te semundjes se saj, Maria ka qene ne te gjitha aspektet nje femije dhe nuk eshte ne gjendje te kryeje as detyrat me themelore.
Ekspertet nga fakulteti i mjeksise ne Ceara, besojne se Maria vuan nga nje mungese e larte e hormoneve tiroide.

Si pasoje e hipotioridizmit te saj, trupi i gruas nuk ka qene kurre ne gjendje te zhvillohet si fizikisht dhe menderisht. Mjeket gjithashtu kane rene dakord per te trajtuar falas Marian, ne menyre qe gjendja e saj te permiresohet dhe gruaja te pakten mund te mesoje te ece dhe te thote ndonje fjale. Por nderkohe, Maria mbetet nje Piter Pan i vogel.
Read More ...

0 commenti


Instruktori dhe Kourtney me intimo Instruktori nudo dhe Kim me kostum
Sipas Daily Mail, ish bashkshorti i Kim Kardashian, Kris, ka qene i detyruar te pertype edhe nje tjeter episod te cilin ai vete e ka quajtur te pa sjellshem dhe qe i ka shkaktuar nje inat te papermbajtur saqe i ka kerkuar ish te shoqes Kim te largoje nga suita e hotelit ku ata po qendronin, te motren e saj te vogle Kourtney.
Shkak eshte bere pikerisht nje seance yoga, e cila ne kete rast mund te quhet e pazakonte, pasi instruktori ishte i zhveshur fare.

Nje pjese e femrave, perfshi edhe Kourtney, ishin vetem ne veshje intime, ndersa Kim, si grua e martuar, kishte mbajtur uniformen sportive.
Por edhe pse Kim ishte ne "rregull", Kris ishte bere bishe dhe pasi kishte thirrur, duke e quajtur kete skene fare te pa hijshme, me pas i kish kerkuar te shoqes, qe te largonte menjehere te motren nga suita, pasi ajo ishte edhe ideatorja e kesaj seance te pazakonte.

Read More ...

0 commenti



TIRANE - Me 28 nentor i gjithe kryeqyteti do te pushtohet nga nje varg aktivitetesh kushtuar 99-vjetorit te pavaresise se vendit.
Pas zbukurimit disa dite me pare te bulevardit kryesor te Tiranes me flamuj kuq e zi, qe sollen atmosferen e pervjetorit te 99-te te Dites Kombetare te Pavaresise ne kryeqytet.

Nje mori aktivitetesh jane programuar nga Bashkia e Tiranes, ku sheshet kryesore te kryqytetit do shnderrohen ne qendra argetimi per te rritur e femije, panaire, kenge, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale e gjithcka tjeter qe do te sjelle atmosfere te vertete festive kete fund nentori.Atmosfera festive do te perfshije edhe qytetin simbol te pavaresise, Vloren.

Ndersa politika shqiptare pritet ta festoje e ndare edhe Festen e Pavaresise. Axhenda e Presidentit, Kryeministrit, Kryetares se Kuvendit si dhe e kryetarit te PS-se eshte e ndryshme per diten e sotme.

Vetem ne mbremje, rreth ores 19:00 pritet ndoshta qe te gjithe te bashkohen, ne pritjen zyrtare qe do te organizoje Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ashtu si cdo vit.

Kryeministri Berisha, sipas programit, te hartuar qe nje dite me pare, nga protokolli i Kryeministrise do ta nise diten e sotme me vendosjen e kurorave ne varrezat e deshmoreve, ne Memorialin “Nene Shqiperi”. Se bashku me te do te jene edhe kryetarja e Kuvendit si dhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

Nderkohe qe ne te njejten ore, Presidenti Bamir Topi do te jete ne Sheshin e Flamurit, ne qytetin e Vlores, pikerisht aty, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, per te shpallur ne 1912, pavaresine e Shqiperise.

Nga ana tjeter, kreu i opozites do te festoje sot, me shqiptaret e Kosoves, pas takimeve te shumta qe ka zhvilluar atje per dy dite me radhe. Opozita do te nderoje neser deshmoret e Kombit, me ceremoni te thjeshte, ne Varrezat e Deshmoreve, ashtu sic ka bere perhere.

28 Nentori do te shenoj shume aktivitete edhe ne Kosove, Maqedoni dhe ne te gjitha trojet shqiptare. Per nder te Dites se Flamurit shqiptare te shumte kane mesyre drejt Prishtines dhe Tiranes per ta festuar kete date te rendesishme ne kalendarin e festave te shqiptareve.

Aleanca Kuq e Zi qe prej te shtunes ka marshuar nga Vlora drejt Prishtines me nje flamur gjigand kombetar. Kryeqyteti i Kosoves, Prishtina eshte mbuluar me flamuj te shumte kombetare ndersa nuk do te mungojne edhe aktivitete te ndryshme festive.

Ne Maqedoni gjithashtu jane parashikuar nje sere aktivitetesh me rastin e shenimit te Dites se Flamurit. Gati ne te gjitha komunat e banuara me shqiptare jane organizuar manifestime te ndryshme per te shenuar kete pervjetor te 99-te. Ne Shkup do te organizohet nje koncert festiv ne sheshin “Skenderbeu” nen organizimin e Levizjes “ZGJOHU”, Shoqates studentore “Dardania”, ndersa mbeshtetur nga Komuna e Cairit dhe Ministria e Ekonomise. Ne Institutin per Trashegimi Kulturore Shqiptare jane parashikuar aktivitete festive letrare.

Ne Tetove, Gostivar, Diber, Kumanove, Struge gjithashtu jane parashikuar aktivitete festive te organizuara nen patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombetare.
Read More ...

0 commenti



Ndonjehere obsesioni per ushqimin mund te jete i ekzagjeruar dhe i demshem, si ne rastin e Darren Jones, eshte babi i dy femijeve qe cdo dite pi te pakten 6 litra Coca Cola Light per te kenaqur deshiren e tij.

38 vjecari nga Brinnington thote se ka filluar te pi pijen pa sheqer rreth 10 vjet me pare dhe qysh prej atehere ska ndaluar me.
Nuk pi shume gjerat te tjera gjate dites, dhe kur ne shtepi nuk ka me shishe te Coca Cola Light, familja ime e di qe behem i padurueshem.

Per te evituar kete qe i ndodh Darren merr gjithmone me vete nje shishe 3 litra Coca Cola.
Pavaresisht varesise se tij ndaj pijes, Z. Jones, tregon se ai nuk i lejon femiejt e tij Abbie e James, te marrin zakonin e tij dhe ndalon ata per te pire cfardo lloj pije te gazuar gjate dites, pervec ne raste te vecanta.

Dr Vicci, qe trajton Darren si pacient, tregon se Coca Cola Light permban embelsues artificial dhe nje doze te mire te kafeines, keto substanca nese merren ne doza te medha mund te shkaktojne deme serioze.


Nga ana e saj The Coca Cola Company, heq dore nga cfaredolloj pergjegjesie duke deklaruar se:”Mbi shishet tona jane te deklaruara qarte perberesit si kafeina, sheqeri dhe kalorite”.
Read More ...

0 commenti