Nje burre, i arratisur prej gati 25 vjetesh, eshte arrestuar gjate funeralit te tij. Policia ka sekuestruar trupin dhe pas identifikimit ka marre shenjat e gishtave, dhe ia ka kthyer trupin familjes.


Burri i vdekur ishte arratisur qe ne vitin 1987 per nje mashtrim prej 17 000 paund dhe agjentet kane arritur ta kapnin vetem pak minuta perpara se te varrosej. Mashtruesi rekordmen ka punuar vetem 6 dite gjate 9 viteve.

Andrew Paterson, i cili pas arratisjes e nderroi emrin ne Mark Attwood, eshte “kapur” ne diten e funeralit te tij. Forcat e rendit ka sekuestruar trupin e tij, kane marre gjurmet e gishtave dhe pas disa oreve ia kane kthyer trupin te afermve. “E kemi trajtuar me kujdes, nuk mund te benim ndryshe” , i kane thene ata familjareve te habitur. Ky aksion i ka lene pa fjale te pranishmit.

Mesa dukej familjaret dhe te afermit, shumica e te cileve e njihnin me emrin Mark, e kishin dashur shume. Faqja e tij e facebook-ut -tregon shtypi- ishte e mbushur me mesazhe te tilla si: “ishe i bukur”, “ishe shume i zgjuar”, “optimizmi yt ishte ylli im polar”, etj. Mesa duket, Andrew arrinte te kujdesej per shoqerine edhe ne arratisje edhe pse prej vitesh jetonte duke shetitur neper bote, qe te mos kapej nga policia.

Deshira e tij me e madhe ishte qe te varrosej ne shtepi, keshtu qe pas vdekjes trupi i tij u dergua ne vendin e tij te lindjes

Categories:

Leave a Reply