Pamela Anderson heq dore nga celesat e viles se saj ne plazhin e Malibus, per nje cmim prej 75 mije dollaresh ne muaj.
Pamela ka vendosur te ndermarre kete hap, ngaqe ajo nuk kalon shume kohe ne Kaliforni, por ne vendlindje ne Kanada. Shtepine qe ofrohet aktualisht me qera Pamela e ka rinovuar disa here per ta bere ate sa me te rehatshme per jetese.
Megjithate, kjo i ka rritur borxhet, madje edhe mbi nje milion dollare per riparime te ndryshme, ndryshime dhe pershtatje qe ish-lepurushes se Playboy i kane kushtuar per punet e bera gjate vitit 2009, dhe eshte spekuluar se kjo eshte arsyeja e vertete qe ajo vendosi te leshoje me qera shtepine.
Ne te pervec te tjerave ka nje pishine e nje saune me TV, dhe ne te nuk duhet injoruar pamja e pabesueshme e maleve dhe oqeanit. Dhoma e madhe e fjetjes ka nje kamine te bardhe prej mermeri dhe nje vaske.
“Me ne fund jam e gatshme per te ndare kryevepren time. Kam punuar me arkitekte te ndryshem per ta bere ate nje eko-shtepi dhe mendoj se ia kemi dale, e tani dikush edhe tjeter mund te kenaqet ne te”, ka thene Pamela.
Categories: