Brad Pitt dhe Angelina Jolie do ta adoptojne edhe nje tjeter femije, sepse mendojne se numri shtate sjelle me shume begati dhe lumturi ne jete.

Cifti ne te ardhmen mund ta marre nje tjeter femije jetim nga Etiopia, nga ku eshte adoptuar vajza e tyre Zahara.

Sic kane thene miqte e ciftit te famshem, ata i kishin premtuar Zaharas kohe me pare se do t’ia sjellin nje vella apo moter nga vendi i saj dhe, per ta miratuar kete vendim i ka ndihmuar edhe mendimi se numri shtate sjell fat te mire.

“Numri shtate ka qene gjithmone me fat per Bradin dhe ai se bashku me Angelinan besojne se ky numer do t’iu sjelle lumturi edhe prosperitet me teper ne jete”, tha nje mik i ciftit nga Hollywoodi.

Angelina dhe Brad se bashku nga martesa e tyre kane binjaket, Knox Léon e Vivienne Marcheline dhe Shiloh, ndersa kane adoptuar edhe tre femije, Maddox Chivan, Zahara Marley dhe Pax Thien.

Categories:

Leave a Reply