Keni shprehur ndonjëherë dëshirën e të pasurit sy të kaltër? Dëshira juaj mund të bëhet realitet menjëherë, pasi një mjek zbuloi se ai mund të ndryshojë ngjyrën e përhershme të syrit, në vetëm 20 sekonda.
Dr Gregg Homer, nga “Stroma Medical” në Kaliforni tha se teknologjia e tij Lumineyes përdor një lazer me një frekuencë të veçantë për të kthyer sytë ngjyrë kafe në të kaltër.
Energjia e laserit heq pigmentin ngjyrë kafe, ose të melaninës, nga shtresa e lartë e irisit, dhe ngjyra e syve blu shfaqet gjatë 2-3 javëve të ardhshme.
Kjo do të jetë një alternativë e mirë për personat, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve tepër lehtë, pa përdorur lentet e kontaktit kozmetik.
Operacioni do të kushtojë rreth 3.000 £. Dr Homer tha Morning News KTLA, se mijëra klientë kanë kontaktuar nëpërmjet email-it, duke shprehur kështu interesin e tyre. “Ata thonë se sytë janë dritare për shpirtin.”- është shprehur ai.
“Një sy blu nuk është i errët, ju mund të shihni thellë në të, ndërsa një sy ngjyrë kaf është shumë më i errët. Unë mendoj se ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me këtë ide, duke krijuar dritare të hapur për shpirtin
Categories: