Bente nje jete te mbyllur dhe e urrente te shkuaren e saj.
Prej vitesh njihej me emrin Lana Peters. Ishte larguar nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. “Nuk mund te te vije keq per fatin tend” –thoshte ajo. “Por mua me vjen keq qe nena ime nuk u martua me nje marangoz”

Svetlana Stalina, vajza e vetme e Stalinit, ka vdekur ne Shtetet e Bashkuara ne 22 nentor, ne moshen 85 vjecare, por lajmi u be i njohur sot. Ajo vdiq nga nje semundje e rende. Gruaja qe prej vitesh njihej me emrin Lana Peters, ishte larguar nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. Ne disa raste ajo ishte shprehur se e urrente te kaluaren e saj. “Nuk mund te te vije keq per fatin tend” –thoshte ajo. “Por mua me vjen keq qe nena ime nuk u martua me nje marangoz”. Jeta e saj u mbyll ne heshtje. Edhe drejtori i funeralit qe organizoi ceremonine e varrimit ka refuzuar te pohoje apo te mohoje lajmin.

Svetlana u largua nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitin 1967. Ne fillim shkoi ne Indi e pastaj ne SHBA, ku u martua me nje arkitetkt amerikan, Wesley Peters, i cili vdiq ne vitin 1991. Ne moshen 46 vjecare Svetlana pati nje vajze me emrin Olga. Ne vitin 1982 bashke me vajzen ajo u transferua ne Britanine e Madhe. Me vone u kthye per nje periudhe te shkurter ne Moske dhe ne vitin 1987 mori mori nje leje qendrimi te perhershme ne Mbreterine e Bashkuar, ku jetoi edhe ne nje azil per te varferit ne Londer.

Pas largimit nga Mosca, disa here ajo eshte shprehur se e urrente te kaluaren e saj dhe se ndihej skllave e rrethanave te krijuara jo nga ajo. Per t’i shkeputur perfundimisht lidhjet me te kaluaren dhe me emrin famekeq te te atit, ajo shkroi dy autobiografi, te cilat paten nje sukses te madh.
Ne nje interviste te publikuar ne vitin 2010 nga Wisconsin State Journal tha se i ati i kishte “shkaterruar jeten”. “Kudo qe te shkoj, ketu, ne Zvicer, ne Indi, ne Australi apo ne nje ishull, do te jem gjithmone e burgosura politike e emrit te babait tim”.

Ndersa per Stalinin tha: “Ai ishte nje njeri i thjeshte. Ishte i vrazhde dhe shume mizor. Ai ishte shume i thjeshte me ne. Mua me donte shume dhe deshironte qe une te behesha nje marksiste e edukuar mire”.

Categories:

Leave a Reply