Rjetet shoqërore janë bërë gjithmonë e më shumë në modë për futbollistët dhe bashkëshortet e tyre bukuroshe. Ja që pre e kësaj mode ka rënë edhe një nga çiftet më seksi, siç është prezantuesja dhe aktorja bukuroshe holandeze Yolanthe Cabau dhe kampioni i Interit, Ëesley Sneijder. Ata, të cilët muajin e kaluar festuan 2-vjetorin e martesës, adhurojnë të fotografohen dhe të ndajnë momentet e tyre më të bukura me fansat. Imazhet e postuara nga bukuroshja holandeze në rrjetin “Whosay” janë gjithmonë ndër më të klikuarat. Një tillë e hedhur së fundi tregon një puthje të nxehtë të çiftit, shoqëruar me diçiturën e shkruar nga Yolanthe: “Unë dhe dashuria seksi e jetës time”. (Calciom)

Categories:

Leave a Reply