Këngëtarja Adelina Tahiri, ashtu siç kishte paralajmëruar, gjatë fundjavës ka publikuar videoklipin e saj të ri, për këngën me titull “Kujtim”.
Kënga është realizuar në bashkëpunim Elgit Dodën, i cili edhe ka punuar muzikën, ndërsa videoklipi është realizuar nga Tomato Production. Në këtë videoklip që prezentohet si ”aventurë verore”, Adelina shfaqet e freskët dhe plot energji, me veshje shumëngjyrëshe.
Vetëm pak javë më parë ajo publikoi duetin me Fiton Jusaj, këngën me titull “Trilionere”, ndërsa agjenda e saj është e stërmbushur me koncerte në qytete të ndryshme shqiptare.
Këtë fundjavë, Adelina ka qëndruar në Kosovë, ku ka performuar rradhazi në Malishevë, Ferizaj dhe Vushtri.
Adelina i është përkushtuar shumë pasionit të saj, muzikës, dhe këto ditë për të janë me shumë angazhime.
Categories: