Dy shtetas gjermanë janë arrestuar në portin e Durrësit, pasi iu është kapur me një sasi e konsiderueshme droge. Shtetasit gjermanë janë vënë në pranga në momentin që po hipnin makinën e tyre, Wolsvagen, në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Nga policia portuale, bëhet e ditur se  atij i janë bllokuar 10 kg drogë e llojit kanabis sativa. Droga ishte e fshehur në gomën rezervë të makinës. Policia ka dyshuar pasi qeni kishte shfaqur shenja nuhatjeje nga mjeti dhe pasi është ndaluar është konstatuar se në mjet ishte fshehur edhe një sasi droge e tipit kanabis sativa, transmeton Shekulli.
Sipas policisë së Durrësit janë arrestuar shtetasit gjermanë, Frenz Andreas, 40 vjeç, dhe  Thoman Nico 33 vjeç, të cilët po udhëtonin me automjetin tip Wolsvagen me targa BRC 5975 me rreth 10 kg hashash.
Të dy shtetasit gjermanë kanë kundërshtuar policinë, duke thënë se droga nuk i përket atyre dhe policia po heton, në lidhje me personat që shtetasit gjermanë janë shoqëruar gjatë periudhës që ata kanë qenë në Shqipëri dhe që mund të kenë ndikuar në blerjen e drogës si sekserë ose edhe mund te kenë përfituar për të çuar për llogari të tyre duke përfituar nga mirëbesimi i  shtetasve  gjermanë.

Categories:

Leave a Reply