“Duhet të keni kujdes kur “bëni aktivitete” në dhomë kur keni dritaret e hapura.

Ky ishte mesazhi i drejtorit të hotelit “The Standard” në New York. Kjo vjen pas publikimit të disa fotove të bëra në dritaret e dhomave të këtij hoteli dhe faqja e këtij hoteli është quajtur “the wall of shame”, muri i turpit. Shihni disa foto !




Read More ...

0 commenti

Aktorja e serialit te famshem ka bere nje paraqitje mahnitese edhe ne Brazil.


Pamela Anderson mund të janë zotuar të heqë dorë nga meshkujt gjatë performancës së saj në “Dancing ëith the Stars”, por në qoftë se ajo do të vazhdojë të duket rrëzëllitëse dhe në formë ... ajo me siguri do t’i fusë në sherr ata. Bukuroshja e famshme e serialit "Baywatch" performoi një pjesë në "Dancing with the Stars Brazil", në spektaklin e drejtuar nga Luciano Huck, teksa ishte veshur me një kostum portokalli mahnitës.
Pam dukej vërtet në formë, me një trup ende dinjitoz, që ishte e pamundur të mos thithte admirim. Megjithatë, bjonda plot forma nuk duket se ka ndërmend të ndajë me këdo këtë gjendje të saj të mrekullueshëm fizike."Unë jam ende duke u testuar - ka deklaruar Anderson -. Është e vështirë kur ju keni një njeri të djersitur që bën presion kundrejt jush çdo ditë. Ndihem epshore, por jam duke u përpjekur, jam duke u përpjekur...". Ylli është zotuar për të ndjenjur larg meshkujve gjatë edicionit të ardhshëm të spektaklit. Por sa do t’ia dalin ata t’i qëndrojnë larg ?


Read More ...

0 commenti


Humoristi i ekranit shqiptar, Agron Llakaj, shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit në “Vizion Plus” me spektaklin “Al Pazar”.
Se pse është zgjedhur ky emër dhe detaje të shfaqjes, e cila do të ketë premierën në datën 6 tetor, artisti është rrekur t’i qartësojë në një intervistë për “GSH”.

“Al Pazar është një show satiriko –komik, në qendër të të cilit do të vendoset lajmi, ngjarja, ajo që ndodh. Është zgjedhur pazari sepse në pazar ndodh gjithçka, në pazar gatuhet lajmi, në pazar zmadhohet lajmi, në pazar bëhet qimja tra, po në pazar vijnë lloj- lloj karakteresh,” tregon Llakaj.

Ai tregon se ky show bën diferencën sepse nuk ka karakter investigues, ka karakter evidentues dhe mbi të gjitha goditës, shpotitës, dhe duke qenë i tillë, në një farë mënyre është zëri i popullit.

“Do merremi me monitorimet dhe lajmet, por këtu ka edhe një element plus, këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme dhe të qenësishme të këtij show. Do të ketë imitime të personazheve politikë, të cilët janë quajtur Krem Karameli, gjithashtu do jetë edhe një telenovelë, që do të quhet “Oqi apo po”, në të cilën flitet për një çift grek, që kërkon fatin në pazar. Pjesë e spektaklit do të jetë edhe i ftuari special, të cilët do të jenë emra të respektuar ndër vite të kinemasë, estradës, teatrit. Gjithashtu do të jetë edhe një rubrikë, e quajtur “Stari i Pazarit” dhe voxpop-et, që janë quajtur “Zëri i Popullit’, që do të zhvillohen nga dy vajza, dy Stelat e pazarit”, pohon Llakaj.

Ai ka rrëfyer se për këtë ide ka rreth një vit që punon dhe se zgjedhja e stafit është bërë me audicion, por për artistë si Behar Mera apo të tjerë, vlen veçantia e tyre. Ai tregon se ky është i njëjti program, që është përfolur se do të vihej në jetë nga TV Klan, por për arsye x nuk ka gjetur terren.

“Nuk jam pasur asnjë lloj konflikti, por mbase aty ka gjëra më të rëndësishme se sa kjo”, thotë ai.

Llakaj tregon se e ka dashur “Milionerin”, por i ka munguar humori. Ndër të tjera Lakaj ka perifrazuar një shprehje të Coelhos: “Më vjen jashtëzakonisht keq, por sëmundja që përjetojmë ne është se njerëzit nuk e ndjekin ndjenjën e tyre, inteligjencën e tyre, por janë të frustruar nga reklama dhe propaganda”, nënvizon Llakaj.

Ai ka pohuar se e gjithë ideja e spektaklit është ide origjinale dhe se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen më shumë se kurrë në këtë 100-vjetor.


Read More ...

0 commenti

E veshur me fustan të zi, të shkurtër e të ngushtë pas trupit, Jennifer Lopez është shfaqur përkrah të dashurit të saj, Casper Smart teksa ishin duke shkuar në një restorant.

Mjaft në formë dhe gjithashtu tërheqëse, këngëtarja e kishte kombinuar këtë veshje me flokët e kapura pas dhe me buzëkuqin tepër të ndezur.

Lopez dhe Smart duken shumë të dashuruar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht diferencës së moshës që kanë, ku ai është 18-vjet më i ri se këngëtarja, e cila asnjëherë nuk i tregon vitet që ka mbi supe.

Madje ajo kohët e fundit është shprehur se dëshiron të ketë edhe një fëmijë me Casper pas dy binjakëve me ish bashkëshortin e saj.

Dhe mbi të gjitha për të qëndruar sa më pranë balerinit, Jennifer ka braktisur edhe rolin e juristes, që kishte në një emision televiziv, duke u zëvendësuar nga një tjetër këngëtare.
Read More ...

0 commenti

Bukuroshja 32-vjecare ajo ka mënjanuar të brendshmet e femrave për të cilat kishte sfiluar deri tani.

Kelly Brook është një "dhelpër" kur bëhet fjalë për fotografitë, por ajo me siguri duhet të jetë e impresionuar me rezultatet e xhirimeve të saj të fundit. Modelja ka publikuar një foto vërtet joshëse të kalendarit të saj për sezonin 2013-14. Bukuroshja 32-vjecare ajo ka mënjanuar të brendshmet e femrave për të cilat kishte sfiluar deri tani, duke ekspozuar trupin e saj mahnitës në një "body"  absolutisht të tejdukshëm. Praktiksht ka shfaqur anën e saj "epshore" mbi një motor, me nxjerrjen e kësaj fotoje të muajit gusht, duke paralajmëruar se fansët e saj duhet të përgatiten për një kalendar vërtet të "nxehtë".

Read More ...

0 commenti

Ne te vertete, kjo eshte nje nder fotot me te guximshme nudo dhe me seksi qe eshte bere ndonjehere nga ndonje vajze shqiptare.

Kjo foto nuk eshte nga klipi +18 i Linda Halimit, pasi ne ate video nuk mund te shohesh as afer dicka si kjo. Ne te vertete, kjo eshte nje nder fotot me te guximshme nudo dhe me seksi qe eshte bere ndonjehere nga ndonje vajze shqiptare.
Fjala eshte per modelen e njohur shqiptare Vildane Zeneli e cila eshte fotografuar kohe me pare nga mjeshtri Raphael Mazzucco per librin e tij fotografik “CULO” nen moton “Bota nuk eshte me e rrafshet”. 


Read More ...

0 commenti

Akuzat ndaj portierit të futbollit brazilian Bruno Fernandes de Souza, ish lojtar i Flamengo sa vijnë e rëndohen, ndonëse ndodhet në burg i dënuar me 4 vite e gjysëm i akuzuar për zhdukjen e të dashurës së tij në qershor të vitit 2010.

I akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 25 vjeçare Eliza Samudio, për Brunon dalin detaje të reja tamam si të një filmi horror.

Portieri siç informon noa.al jo vetëm që e ka rrëmbyer të renë, por e ka vrarë dhe e ka copëtuar dhe për të fshehur gjurmët e krimit ua ka hedhur copat e trupit të saj qenve, ndërsa pjesë të tjera i ka fshehur.

Një i afërm i futbollistit ka thënë se arsyet e vrasjes ishin se Eliza ishte shtatzënë dhe se në bashkëpunim me gruan e tij, Bruno e ka masakruar pasi kjo e fundit refuzonte të abortonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në vilën e portierit ndërsa si bashkëpunëtorë të tij, krahas gruas dyshohet se janë të përfshirë edhe 6 persona të tjerë.
Read More ...

0 commenti

Fakti që është bërë prind nuk e ka ndryshuar aspak këngëtaren e famshme Pink, e cila nuk ka hequr dorë nga “çmenduritë” e saj. 

Gjatë një emisioni televiziv amerikan, 33-vjeçarja tregoi mbathjet e saj kur po bënte hyrjen në studio.

Kur u pyet nëse fakti që tani është nënë e një vajze e ka ndryshuar sadopak, Pink u përgjigj: “Po, bëj më shumë shaka tani. Jam më e lumtur gjithashtu sepse e nis ditën duke i kënduar vajzës, ndërsa më parë isha tepër konfuze.”

Në lidhje me martesën, këngëtarja theksoi: “Jam e lumtur në shumicën e kohës. Edhe kur jam e nxehur, jam e lumtur. Bashkëshorti im ka shumë humor.”


Read More ...

0 commenti

Gjatë një shfaqje në Las Vegas muajin e kaluar, këngëtari Chris Brown u kujdes që objektivat e aparateve të shumtë të pranishëm të kapinin tatuazhin e tij të ri në qafë; fytyra e një femre të rrahur. 

Në tatuazhin e këngëtarit 23-vjeçar shihet fytyra e një femra të rrahur, sy të nxirë e buzë të çara. Koinçidencë apo me qëllim, imazhi në anën e djathtë të Chris Brown ngjason me pamjen e Rihanna-s në vitin 2009. Por vetë këngëtari e ka mohuar këtë duke thënë se bëhet fjalë për imazhin e një femre çfarëdo.

Këngëtarja nga Barbadosi dhe Brown ishin bashkë në atë kohë deri në momentin kur ky e rrahu aq keq sa 24-vjeçarja u detyrua të shtrohej në spital për të mjekuar plagët e shkaktuara në fytyrë nga goditjet e marra. 



Që prej asaj dite, çifti u nda. Me kalimin e viteve Rihanna la pas plagët, por jo ndjenjat për ish-in e saj. Në një intervistë për Oprah Winfrey, ajo do të fliste për ndjenja të shumfishta kundrejt Brown dhe në një moment nuk nguroi ta quante si “dashuria e jetës së saj”.

Afrimi mes të dyve u pa edhe në MTV VideoMusic Awards kur mes dy këngëtarëve u shkëmbye edhe një puthje, por jo si dy miq të mirë. 
Read More ...

0 commenti

Ajo do mbetet pa dyshim nje nga personazhet me te famshem te “Big Brother Albania”. Adelajda, vajza nga provinca e Kavajes u kthye ne nje fenomen kur ishte ne shtepine e “Big Brother”. Shume e dashuruan per guximin qe tregoi me pjesemarrjen e saj ne kete loje, shume te tjera kane ndenjur nete pa gjume duke shijuar cdo moment te lidhjes qe ajo krijoi brenda ne shtepi me Bjordin, nje djalosh simpatik i cili jetonte jashte.


Menjehere pas perfundimit te lojes cifti nisi nje bashkejetese ne Tirane, duke u shnderruar ne nje nga ciftet me simpatike te qytetit. Pas mese tre vjetesh lidhjeje vjen lajmi i ndarjes se ciftit. Bjordi eshte larguar prej muajsh ne Itali, ndersa Adela vazhdon karrieren e saj ne Tirane. Por duket se kjo histori eshte mbyllur tanime per ciftin dhe kane vazhduar secili jeten e tyre.
Kohet e fundit Adela eshte duke shijuar lidhjen e saj me nje koleg te sajin gazetar, lidhja ka muaj qe shkon me se miri. Madje persona te afert me Adelen thone qe kane nisur bashkejetesen.
Read More ...

0 commenti

E cuditshme , por sërisht e vërtetë, janë dy artiste, dy këngëtare ku njëra është shqiptare e tjetra e huaj, por që ngjajnë aq shumë. Nëse nuk e besoni shihni këto dy foto, është fjala për Jenifer Lopes dhe Dhurata Ahmetaj, madje kjo e fundit kur ishte në Top Kosova Radio kishte thënë se shpesh herë i thonë kështu se ngjan me Jenifer Lopez.

Madje sic mësojmë edhe shoqëria e këngëtares nga Kosova i dërgojnë fotografi të këngëtares Jenifer Lopes ku duken njëjtë. Sikur ta dinte Jenifer se sozja e saj është në Kosovë, e aq më tepër është këngëtare do të bënte një tentativë kërkimi. Ndërsa Dhurata Ahmetaj besoj se ndjehet e lumtur për këtë krahasim.

Read More ...

0 commenti

U rrahën pastaj e sulmuan me këngë njëri-tjetrin, por në fund kanë vendosur të pajtohen. Babastars dhe Noizy, kanë vendosur që përfundimisht t’i japin fund fyerjeve dhe sharjeve në mes tyre. Burime të aferta me dy grupet rivale, bëjnë të ditur se të martën përfaqësues nga të dyja grupet janë takuar në Prishtinë dhe janë pajtuar që t’i japin fund konfliktit, i cili nisi para disa muajve në Zvicër.

“Po, mbrëmë janë takuar dhe janë marrë vesh që më mos ta ofendojnë njëri-tjetrin dhe të përfundoj konflikti i më hershëm”, pas një rrahje që ka ndodhur në Zvicër, Babastars dhe Noizy publikuan edhe shumë këngë kundër njeri-tjetrit të cilat përmbanin fjalë fyese.

Read More ...

0 commenti

Pas një lidhjeje të bujshme, Reperi Mc Kresha dhe këngëtarja Rozana Radi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre rreth një vjeçare.  Këtë e kanë konfirmuar burime të afërta me çiftin.



Po ashtu këto burime thonë se lidhja e tyre ka marrë fund pas “shfrytëzimit” të njeri-tjetrit për të krijuar famë në të dy anët e kufirit, pasi që një kohë të gjatë media të shumta nga Kosova dhe Shqipëria i kishin ‘për zemër’ këta dy.
Read More ...

0 commenti

Një 50-vjeçar lezhjan ka humbur jetën aksidentalisht, teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Lezhës. 

Burimet policore sqaruan se Gjeto Leka, 50 vjeç, i cili punonte prej disa vitesh në ndërtim, ka qenë duke punuar në katin e shtatë të një pallati, kur skela mbi të cilën ai punonte është shkëputur papritur.

50-vjeçari është rrëzuar përtokë dhe me gjithë përpjekjet e kolegëve të tij për ti dhënë ndihmën e parë, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet nëse janë respektuar kushtet e sigurisë teknike dhe ka shoqëruar disa nga dëshmitarët e ngjarjes. 
Read More ...

0 commenti

Disa të shtëna në rrugë kanë përfshirë qytetin italian të Milanos mbrëmjen e së hënës ku për pasojë ka mbetur një i vrarë. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muratori” ku humbi jetën një shtetas italian, 43 vjeç, ndërsa një grua që ishte me të, ndoshta bashkëshortja e tij, një domenikane rreth 41-vjec ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ka mbetur e padëmtuar Silvia, fëmija 1-vjecare që gruaja kishte në krahë dhe që ra në tokë menjëherë pasi 41-vjecarja u qëllua.

Ishin shtatë të shtënat që u drejtuan kundër çiftit në një rrugë të mbushur plot me bare dhe restorante.

Policia është ende duke marrë dëshmitë e kalimtarëve të cilët ishin dëshmitarë të vrasjes.
Read More ...

0 commenti

Këngëtarja e njohur amerikane, Mariah Carey, është shfaqur mjaft provokuese në evenimentin e Urban Music Awards, që u mbajt në Beverly Hills. 42-vjeçarja ka pasur të veshur një fustan të zi shumë të hapur përpara, që ekspozonte gjoksin e saj. Carey ka treguar se është në një formë të mirë, pavarësisht moshës së saj dhe faktit që para pak kohësh lindi dy binjakë.

Read More ...

0 commenti

Tamara Eclestone ka vetëm një muaj që është ndarë nga i dashuri i vet, por duket se nuk po e vuan këtë gjë. Pasi publikoi foto nga një kalendar seksi, 28-vjeçarja është shfaqur në një tjetër set fotosh mjaft provokuese. Duke parë fotot, me siguri që ish i dashuri i vet natyrisht që nuk do të ndihet mirë. Aq më tepër kur bëhet fjala për një nga femrat më të pasura në botë, duke qenë se Tamara është vajza e bosit të Formula 1, Bernie Eclestone.



Read More ...

0 commenti


Paris Hilton di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. 31-vjeçarja është fotografuar në Sidney të Australisë, në një moment paksa intim. Duket se ajo ka pasur probleme me bikinit, siç shihet në foto. Megjithatë, duket se gjithçka ajo e ka bërë me qëllim, pasi ka parë paparacët dhe u ka kthyer atyre kurrizin, duke ofruar një shfaqje të vërtetë.

Read More ...

0 commenti


E përfolur mjaft këto kohë për shkak të lëvizjeve tejet erotike që kryen në klipin e saj më të ri, “I asaj”, këngëtarja nga Shkupi Tuna ka sqaruar se gjithçka bëhet ne kuader te koreografisë.





Une po mundohem keto kohet e fundit sa here gjeje kohe te lire, ta kaloj duke ushtruar ne kercim, pasi eshte nje pjese shume e rendesishme per artistet.
Read More ...

0 commenti

Katy Perry është shprehur në një intervistë televizive amerikane se dëshiron të bëjë seks me shoqen e saj të ngushtë Rihanna.


Kur u pyet nga gazetarja nëse do të bënin ndonjë këngë bashkë, Perry tha: “Nuk do të bëjmë këngë bashkë, por do të bëjmë thjesht seks.”
Perry deklaroi gjithashtu se nuk i dëgjon këngët e saj kur është në shtrat me dikë: “Do të ishte kulmi të bëje seks me këngët e tua në sfond. Nuk jam aq narciziste.”
Ndërsa, si vajzë e mbarë që është, Perry nuk iu përgjigj pyetjes se kush ishte pozicioni i saj i preferuar gjatë seksit.
Read More ...

0 commenti

Edhe pse ka dale shpesh vetem me te brendshme Kim Kardashian eshte mbeshtetur tek photoshop-i. Ja si duket ajo e pa “modifikur”.


Kur behet fjale për te treguar format, Kim Kardashian-i nuk ka turp. Ajo ka dale shpesh vetëm me te brendshme për linjën e saj te modës. Megjithatë gjithmonë i ka besuar photoshop-it për t’u rrumbullakosur dhe për te përmirësuar pamjen.
Për te mbyllur te gjitha gojët e këqija ajo ka postuar ne Twitter një foto me rroba banje ne perëndim te diellit. Kim-i thekson se fotoja nuk është aspak e modifikuar me photoshop apo e filtruar me Instagram.
Read More ...

0 commenti

Rihanna i ka mësuar fansat e saj me ndryshimin e shpeshtë të modelit dhe ngjyrës së flokëve, por kësaj radhe këngëtarja e famshme i ka lënë të gjithë me gojë hapur falë një prerjeje shumë shkurt. 24-vjeçarja e ka bërë këtë ndryshim me rastin e MTV Video Music Awards, që do të mbahet në Staples Center të Los Angeles ditën e enjte.Gjthsesi, Rihanna është parë me flokë të shkurtra edhe në filmin Battleship në fillim të këtij viti.Cuditërisht ajo nuk ka shkruajtur asgjë për të paralajmëruar një ndryshim të tillë në Twitter, ku zakonisht flet për gjithçka të re në jetën e saj.
Read More ...

0 commenti

Çiljeta është shtatzënë prej katër muajsh dhe këtë ajo e ka pranuar vetë. Në foton e këtyre ditëe që ju shikoni përbri këtij shkrimi, ajo shfaqet në dyqanin e saj të rrobave. Çiljeta tregon se i dashuri i radhës nuk është më shqiptar, por latino-amerikan, biznesmen që ka një thes me para dhe madje po investon edhe këtu në Shqipëri. Çiljeta tregon se e ka njohur para shtatë muajsh, (afërsisht atë periudhë i dashuri i saj shqiptar Aleksandri, ra në burg në Itali), është shtatzënë prej mëse katër muajsh dhe bashkëjeton me të prej rreth tre muajsh. Kurse brenda dimrit pret të lindë djalë.Ndodhi ashtu siç e kishim parashikuar. Shtatzënia e Çiljetës i çuditi pothuajse të gjithë. Duke mos ditur pjesën e parë të historisë, pati shumë prej lexuesve që madje nuk e besuan atë.
Fotografia që shoqëronte lajmin, duke qenë e shkëputur nga një film që Çiljeta realizoi një vit më parë, ku shfaqej shtatzënë, i ngatërroi akoma më shumë, duke menduar se po flisnim akoma për rolin dhe po bënim thjesht një lojë fjalësh për të krijuar një ekuivok.
Për të gjithë skeptikët e lajmit, si dhe për kënaqësinë e të gjithë atyre që pëlqejnë Çiljetën, ajo ka bere një rrëfim të ndjerë për këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, që ajo e quan njëkohësisht edhe më të bukurin. Ndaj thekson: “Fëmija, fryt i një dashurie të madhe me Tomasin”.
“Me ndihmen e Zotit ne muajin shkurt te vitit qe vjen do te sjell ne jete nje djale”, – pohon showgirl qe ka provuar edhe kenget shpesh here.
“Babai i femijes quhet Tomas, me origjine latino-amerikane, jeton ne France dhe si profesion ka ate te arkitektit. Une e kam njohur ne Tirane pasi ai ka ardhur ketu per te bere disa investime. Jemi njohur rreth shtate muaj me pare dhe kemi tre muaj qe bashkejetojme”.
Çiljeta tregon dhe emrin që do ti vërë djalit: |Kam dy emra të preferuar, Fernando dhe Wayn. Besoj kemi kohë të vendosim atë që do pëlqejmë më shumë”.
Read More ...

0 commenti


Ishte parashikuar per te qene nje takim i thjeshte pune dhe bashkepunimi ai mes kengetares shqiptare qe jeton ne Amerike, Bleona Qeretit, dhe prezantueses se njohur dhe mjaft te dashur per publikun, Rudina Magjistarit. Nje takim, i cili eshte lene per t’u zhvilluar ne “Hotel Sheraton” mes te dyjave, me pas ka degraduar ne nje konflikt aspak te kendshem. Perplasja me fjale ka nisur ne momentin qe do te zhvillohej intervista, e cila ishte parashikuar per ne oren 17:00 te pasdites.
Rudina e ka takuar Bleonen ne oren 6 pa çerek, ne nje kohe qe kengetarja Qereti ka qene duke folur me balerinet. Ne oren 6, Rudina i ka kerkuar Bleones t’i lere balerinet dhe te nisnin intervisten per “Takimin e Pasdites”. Ne kete kohe Bleona i ka thene Rudines te prese edhe 5 minuta, ndersa kjo e fundit i ka perseritur qe te mbaronin fillimisht intervisten per emisionin. Ne kete kohe Bleona i eshte pergjigjur: “Me mire e leme fare…”. Me pas te dyja kane perdorur fjale dhe nje ton jo shume miqesor ndaj njera-tjetres dhe intervista me Bleonen nuk u be ashtu siç ishte parashikuar. Lidhur me kete incident, kontakti me Bleonen ka qene i pamundur, pasi ajo ka udhetuar menjehere drejt Prishtines, edhe pse nga burime te aferta me te kemi mesuar se nuk ka dashur te beje asnje koment. Ndersa Rudina Magjistari eshte pergjigjur shkurt, pa dashur t’i jape rendesi ketij lajmi: “Kam shume pune dhe s’kam kohe te merrem me thashetheme”. Ne fakt, gjithe zenka per shkak te vonesave te shkaktuara si nga Bleona, ashtu edhe nga Rudina, eshte teresisht banale nese do te kemi parasysh reputacionin e “Pasdites” dhe ate te moderatores se njohur Magjistari. 
Read More ...

0 commenti

Dy mikesha vërtet të ngushta, përderisa miqësinë e tyre nuk e lanë  në një kafe, drekë, apo thjesht argëtime në Club-e. 


Klodjana Stojku, vajza nga Tirana që konkurroi në “Big Brother 4”, ka lënë Shqipërinë për të nisur një jetë të re në Londër, gjë që ia ka siguruar pikërisht Mirjeta, e cila jeton atje që prej fëmijërisë. Klodi nuk mundi dot të ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës së Mirjetës me Burim Fejzullahun nga Kosova, pasi është në procesin e dokumentacionit për të fituar leje qëndrimi në Londër. Mirjeta ia kishte premtuar Klodit këtë gjë, dhe rezultoi që e mbajti premtimin duke bërë të pamundurën që ta merrte mikeshën e saj me vete. Pas daljes nga loja, Klodi u shfaq për herë të fundit me Ergys Bamcin në ekranin e “Top Channel”, në rubrikën e “E diell” “Dieolloskopi’ të Olti Currit. 20-vjeçarja, e cila është diplomuar në shkollën e mesme për Hoteleri –Turizëm, para largimit pohoi se kishte nisur një lidhje dashurie, për të cilën nuk foli asnjëherë.
Read More ...

0 commenti