E veshur me fustan të zi, të shkurtër e të ngushtë pas trupit, Jennifer Lopez është shfaqur përkrah të dashurit të saj, Casper Smart teksa ishin duke shkuar në një restorant.

Mjaft në formë dhe gjithashtu tërheqëse, këngëtarja e kishte kombinuar këtë veshje me flokët e kapura pas dhe me buzëkuqin tepër të ndezur.

Lopez dhe Smart duken shumë të dashuruar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht diferencës së moshës që kanë, ku ai është 18-vjet më i ri se këngëtarja, e cila asnjëherë nuk i tregon vitet që ka mbi supe.

Madje ajo kohët e fundit është shprehur se dëshiron të ketë edhe një fëmijë me Casper pas dy binjakëve me ish bashkëshortin e saj.

Dhe mbi të gjitha për të qëndruar sa më pranë balerinit, Jennifer ka braktisur edhe rolin e juristes, që kishte në një emision televiziv, duke u zëvendësuar nga një tjetër këngëtare.

Categories:

Leave a Reply