Ishte parashikuar per te qene nje takim i thjeshte pune dhe bashkepunimi ai mes kengetares shqiptare qe jeton ne Amerike, Bleona Qeretit, dhe prezantueses se njohur dhe mjaft te dashur per publikun, Rudina Magjistarit. Nje takim, i cili eshte lene per t’u zhvilluar ne “Hotel Sheraton” mes te dyjave, me pas ka degraduar ne nje konflikt aspak te kendshem. Perplasja me fjale ka nisur ne momentin qe do te zhvillohej intervista, e cila ishte parashikuar per ne oren 17:00 te pasdites.
Rudina e ka takuar Bleonen ne oren 6 pa çerek, ne nje kohe qe kengetarja Qereti ka qene duke folur me balerinet. Ne oren 6, Rudina i ka kerkuar Bleones t’i lere balerinet dhe te nisnin intervisten per “Takimin e Pasdites”. Ne kete kohe Bleona i ka thene Rudines te prese edhe 5 minuta, ndersa kjo e fundit i ka perseritur qe te mbaronin fillimisht intervisten per emisionin. Ne kete kohe Bleona i eshte pergjigjur: “Me mire e leme fare…”. Me pas te dyja kane perdorur fjale dhe nje ton jo shume miqesor ndaj njera-tjetres dhe intervista me Bleonen nuk u be ashtu siç ishte parashikuar. Lidhur me kete incident, kontakti me Bleonen ka qene i pamundur, pasi ajo ka udhetuar menjehere drejt Prishtines, edhe pse nga burime te aferta me te kemi mesuar se nuk ka dashur te beje asnje koment. Ndersa Rudina Magjistari eshte pergjigjur shkurt, pa dashur t’i jape rendesi ketij lajmi: “Kam shume pune dhe s’kam kohe te merrem me thashetheme”. Ne fakt, gjithe zenka per shkak te vonesave te shkaktuara si nga Bleona, ashtu edhe nga Rudina, eshte teresisht banale nese do te kemi parasysh reputacionin e “Pasdites” dhe ate te moderatores se njohur Magjistari. 

Categories:

Leave a Reply