Çiljeta është shtatzënë prej katër muajsh dhe këtë ajo e ka pranuar vetë. Në foton e këtyre ditëe që ju shikoni përbri këtij shkrimi, ajo shfaqet në dyqanin e saj të rrobave. Çiljeta tregon se i dashuri i radhës nuk është më shqiptar, por latino-amerikan, biznesmen që ka një thes me para dhe madje po investon edhe këtu në Shqipëri. Çiljeta tregon se e ka njohur para shtatë muajsh, (afërsisht atë periudhë i dashuri i saj shqiptar Aleksandri, ra në burg në Itali), është shtatzënë prej mëse katër muajsh dhe bashkëjeton me të prej rreth tre muajsh. Kurse brenda dimrit pret të lindë djalë.Ndodhi ashtu siç e kishim parashikuar. Shtatzënia e Çiljetës i çuditi pothuajse të gjithë. Duke mos ditur pjesën e parë të historisë, pati shumë prej lexuesve që madje nuk e besuan atë.
Fotografia që shoqëronte lajmin, duke qenë e shkëputur nga një film që Çiljeta realizoi një vit më parë, ku shfaqej shtatzënë, i ngatërroi akoma më shumë, duke menduar se po flisnim akoma për rolin dhe po bënim thjesht një lojë fjalësh për të krijuar një ekuivok.
Për të gjithë skeptikët e lajmit, si dhe për kënaqësinë e të gjithë atyre që pëlqejnë Çiljetën, ajo ka bere një rrëfim të ndjerë për këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, që ajo e quan njëkohësisht edhe më të bukurin. Ndaj thekson: “Fëmija, fryt i një dashurie të madhe me Tomasin”.
“Me ndihmen e Zotit ne muajin shkurt te vitit qe vjen do te sjell ne jete nje djale”, – pohon showgirl qe ka provuar edhe kenget shpesh here.
“Babai i femijes quhet Tomas, me origjine latino-amerikane, jeton ne France dhe si profesion ka ate te arkitektit. Une e kam njohur ne Tirane pasi ai ka ardhur ketu per te bere disa investime. Jemi njohur rreth shtate muaj me pare dhe kemi tre muaj qe bashkejetojme”.
Çiljeta tregon dhe emrin që do ti vërë djalit: |Kam dy emra të preferuar, Fernando dhe Wayn. Besoj kemi kohë të vendosim atë që do pëlqejmë më shumë”.
Categories: