Po zbardhet misteri i ngjarjes së tmerrshme që ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit më 11 tetor. Mbarë opinioni publik u trondit kur mësoi se një femër ishte gjetur pa kokë, në një parcelë me misra.
Pas hetimeve të kryera, u mësua se viktima ishte 18-vjeçarja Ajshe Vata, e cila ishte 3 muajshe shtatzënë.
Burimet policore bëjnë me dije se autori i kësaj vrasjeje monstruoze ishte 80-vjeçari Shaban Selim Norja. Ishte pikërisht shtatzënia e Ajshes shkaku që e çoi Norjan të merrte këtë vendim.
Pas fakteve të policisë, ai u detyrua të pranonte krimin. Madje nxori edhe kokën e prerë, që e kishte mbështjellë me disa plastmase dhe e kishte fshehur disa metra larg vendngjarjes.
Qëllimi i tij ishte që vajza të rezultonte e humbur dhe të mos njihej se cila ishte viktima me kokë të prerë.
Pas arrestimit nga policia, 80 vjecari ka rrëfyer në polici detajet e gjithë asaj që kishte ndodhur natën e vrasjes makabre të 18 vjecares Aishe Vata më 11 tetor 2012 por edhe mbi lidhjen disavjecare midis tyre.
“E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”, është shprehur ai pa pikën e emocionit ndërsa tregon se ashtu sikundër vite me radhë, edhe atë natë e kishin lënë të takoheshin në orën 23, kur familjarët e saj do ishin në gjumë.
“Unë kalova me motor, dhe e prita tek ara me misër. Aishia erdhi me rrobat që i kisha blerë unë, ia kisha bërë unë dhuratë ca ditë më parë. Shapkat i kishte marrë në dorë. Dhe ishte shumë e nxehur për shkak të shtatzanisë…U puthëm e u përqafuam por pastaj u zumë keq…”, vazhdon rrëfimin në polici 80 vjecari.
“Më tha qe do t’i tregonte babait të saj se çfarë i kishte ndodhur. Iu luta të qetësohej, duke i thënë që do të shkonte në shkollë të lartë dhe do gjente një mundësi për të hequr fëmijën. Më tha se nuk do të mundej dot ta hiqte, pa e marrë vesh familja e saj. Në dijeninë time ajo nuk i kishte thënë askujt për lidhjen që kishim pasur ne. Unë i thashë të abortonte, ta hiqte. Do ta gjente një mundësi, por ajo filloi të më akuzonte mua për të gjitha. Nuk durova më, por nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke. Kisha edhe një sëpatë në motor. Shkova e mora dhe i rashë me një sëpatë në kokë. Më pas, ia mora kokën, e mbështolla me tri qese dhe e hodha në një ferrë aty afër. E hodha në mes të ferrave të mbështjellë, që të mos kishin mundësi qentë për ta ngrënë. U sigurova që koka ishte në mes të ferrave dhe nuk kishte asnjë mundësi që të pikasej nga qentë. Trupin e saj e fshiva, që të mos kishte njolla gjaku. Ishte aq e bukur, aq e mire”, rrëfen ai ndërsa në fytyrë nuk shprehte aspak shenjën e pendimit.

Familja e Ajshes njihej me Norjan, pasi ai u kishte shitur truallin e shtëpisë, familjes së ardhur nga Kukësi.
Bëhet me dije se Shaban Norja abuzonte me Ajshen që kur vajza ishte në moshën 14-vjeçare.
Pak ditë më parë, babai i Ajshes ndjehej i turpëruar që e bija kishte mbetur shtatzënë, pasi siç është shprehur edhe ai vetë, ishte shumë i rreptë, por vajza nuk e kishte zhgënjyer kurrë më parë.
Nëna e Ajshes kishte vite që kishte vdekur dhe ajo kujdesej për motra e vëllezërit më të vegjël. Babai i saj ishte martuar përsëri dhe jetonin të gjithë në një shtëpi.
Categories: