Një nënë 23 vjeçare ka rrahur dhe e ka varur në mur vajzën e saj të vogël, pasi ajo nuk urinonte dot në banjo. Elizabeth Escalona pasi është zbuluar nga policia është dënuar nga gjykata e Teksasit me 99 vjet burg dhe është quajtur si gruaja ‘përbindëshe’.
Sipas mediave, vogëlushja kishte filluar të keqtrajtohej nga nëna që në vitin 2001, kur ajo normalisht ishte 2 vjeç. Vetëm para një muaj, komshinjtë kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit e ka gjetur vajzën në gjendje koma dhe me shenja dhune në lëkurë, pasi Escalona e kishte goditur me grushta dhe shqelma, pastaj e kishte varur në mur me ngjitëse dhe vetëm pse vajza nuk urinonte dot në banjë.
Categories: