Këngëtari nuk ia fal vetes faktin që hodhi në erë shanset për të shkuar në shtrat me Kylie. Ishte aq i dehur, sa që vetëm qeshte dhe nuk i bëri asgjë, kur Kylie Minouge u zhvesh para tij. Megjithëse tashmë është martuar me Ayda Field dhe sapo është bërë baba, Robbie Williams duket se nuk ia fal vetes faktin që hodhi në erë shanset me Kylie, e cila bëri "striptease" për të, kur dyshjai ishte duke filmuar videon për këngën e tyre të vitit 2000, "Kids".
Sipas asaj që ka rrëfyer vetë ish-pjesëtari i "Take That", në atë moment ishte shumë i dehur dhe i bërë "dru" me kanabis, teksa thotë: "I dh***va shanset e vajtjes në shtrat me Kylie Minogue. Thjesht e shihja dhe qeshja! Besoj se ajo u dorëzua, duke parë që unë vazhdoja të qeshja, sepse isha i dehur ndërkohë që ajo ishte e zhveshur. Dukej sikur jeta ime nuk ishte surreale sa duhet".
Categories: