Ka filluar të zbardhet misteri i vrasjes tragjike të 18-vjeçares Ajshe Vata, e cila u masakrua pak ditë më parë, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.
Bëhet me dije se policia ka ndaluar një person mesditën e sotme, i cili dyshohet të jetë autori i krimit të tmerrshëm.
Ai është një 81-vjeçar i cili është bashkëfshatar i familjes Vata. Policia bën me dije se ka prova të mjaftueshme që 81-vjeçari Shaban Norja të jetë i dyshuari kryesor i vrasjes, pasi u gjendën gjurmë gjaku në rrobat e tij.
Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë.
Policia ka marrë në pyetje edhe 16 persona të tjerë. 
81-vjeçari është fqinj me familjen Vata. Dyshohet se ai mund të jetë edhe babai i fëmijës që priste viktima.

Categories:

Leave a Reply