Thonë se pas çdo burri të suksesshëm fshihet një grua e mençur… Një pjesë e vogël “çunave” të kombëtares janë beqarë. Pjesa tjetër janë martuar prej vitesh ose janë të fejuar e presin të krijojnë familje.Kampion për numrin e femrave që ka pasur në krah e mban sigurisht bukuroshi Lorik Cana. Zyrtarisht ai ka pranuar vetëm dy lidhje: atë me Zana Krasniqin dhe, këtë të fundit me një vajzë misterioze italiane. Por, Loriku mbetet padyshim një “Don Zhuan” i Kombëtares. Pamja fizike e djaloshit nga Gjakova, fama, por edhe paratë, e bëjnë atë një personazh shumë të preferuar të femrave.Loriku ka pasur histori të shumta, një pjesë e të cilave të bëra publike edhe pse ai vetë ka bërë komente. Në fillimet e karrierës së tij, në Francë, ai bëri një vizitë në Shqipëri, në plazhin e Dhërmiut, me një modele braziliane, duke u fotografuar në bregdetin jonian bashkë me të.Në Francë Loriku është përfolur gjatë për një lidhje edhe me Clara Morgane, një pornostare e njohur franceze. Por, vetë futbollisti nuk ka pranuar kurrë të kishte një histori me të.Më pas, dashuria mes tij e Zana Krasniqit, modeles së njohur kosovare, zuri për një kohë të gjatë faqet e para të shtypit rozë, derisa të dy bënë të ditur ndarjen. Më pas, një vizitë në Shqipëri në shoqërinë e një modele franceze, sërish në plazhin e Dhërmiut.Ndërkohë, me vajtjen në Turqi te skuadra e Gallatasarajit, u përfol shumë lidhja e tij me Adelina Tahirin, këngëtaren e njohur kosovare, por që mbeti thjesht në aspektin e “fjalëve”. Më pas vjen “aventura” aktuale, ajo me një vajzë italiane, gjë që Cana e ka pranuar vetë, por që ende nuk e ka shfaqur. Gjatë pushimeve të këtij viti në Shqipëri, ai ka qenë në shoqërinë e saj në plazhet e jugut.

Categories:

Leave a Reply