Njeriu i cili ka pushtuar kryetitujt e gazetave dhe televizionet shqiptare, Valentino Corleone, shumë shpejt pritet të debutojë në skenën e muzikës kosovare me një këngë që besohet se do të jetë hiti më i madh që prej kohësh.
Vali, i cili ka bërë pohime skandaloze rreth jetës së disa tashmë ‘kolegëve’ të tij në muzikë dhe që ka bërë bujë me sfidimin hapur të kryetarit të Gjilanit për zgjedhjet e ardhshme lokale, tashmë ka bërë një hap tjetër të madh, duke nënshkruar për kompaninë e Bleros, Blero Entertainment.
“Është e vërtetë. Kemi nënshkruar me Vali Corleonen dhe së shpejti do të vijë kënga e titulluar “Absolut”, një këngë e zhanrit house. Kënga është punuar nga Blero Ent. dhe Rock City, ndërsa do të lansohet jo më larg se javën e ardhshme. Më besoni, kënga do të jetë hit i madh”, ka deklaruar Blero, ekskluzivisht përTelegrafin.
Vali Corleone njihet për stilin e tij të jashtëzakonshëm të jetesës me shumë vetura luksoze, femra përreth tij dhe paraqitjet nëpër media, që edhe e kanë bërë të njohur atë për shkak të deklaratave tendencioze, ku shpeshherë janë lakuar për afera me të emrat më të njohur të estradës tonë.
“Unë e kam telefonuar Tunën dhe i kam thënë se do të ngjitem për të bërë seks me të në skenë, duke ia rrotulluar flokët”, kishte thënë së fundmi Vali në emisionin Zonë e Lirë në Klan.

Categories:

Leave a Reply