Boeing 787 Dreamliner” ofron komfor monitore te ndjeshem ne prekje, ndersa sistemi i vecante brenda avionit krijon nivel me te larte te lageshtise se ajrit gje qe parandalon tharjen e fytit dhe te hundes.
Si tifozet ne stadiumin e futbollit, me shallet kalter-bardhe te ngritur lart, qindra punetore te “Boeing” kane brohoritur per shitjen e avionit te ri me modern ne nje ceremoni emocionale ne Everett ne Washington. Pas me shume se dy vjetesh vonese, ne piste eshte shfaqur “Boeing 787 Dreamliner”, ndersa “CEO i Boeing”, Jim Albaugh, ia ka dhene celesat presidentit te kompanise japoneze All Nippon Airways.
“Dreamliner” pastaj ne menyre te qete ka fluturuar ne drejtim te Japonise se larget. Qete, sepse 50 per qind e avionit eshte krijuar nga materialet e lehta por te forta, si fibrat e karbonit dhe plastiket e forte high-tech, dhe jo si ato deri tani te aluminit. Inovacioni ka mundesuar dizajn me te mire te avionit, zhurme shume te vogel brenda dhe jashte avionit, ndertimin e dritareve te medha me hijezues elektronik, ndersa ne lartesi te medha udhetaret nuk do te ndiejne presionin e pakendshem ne veshe. Po ashtu motoret me modern te “Rolls Royce” do te shpenzojne njezet per qind me pak karburant, ndersa avioni do te mund te fluturoje pa u ulur 15,750 kilometra. Ne uleset e rehatshme udhetaret do te munden ta “vrasin” kohen para monitoreve 17-incesh te ndjeshem ne prekje. Nje Dreamliner kushton dicka me shume se 133 milione euro.
“Dreamliner” rreshqet neper qiell
Projektimi, dizajnimi dhe prodhimi i aeroplanit i ka kushtuar “Boeingut” dic me shume se 60 miliarde dollare. Per shkak te materialeve te lehta, eshte shume lehte te drejtohet avioni.
Ofron komfort te plote
Varesisht nga modeli dhe rregullimi i uleseve ne “Boeing 787 Dreamliner” mund te ulen rehat prej 210 deri 290 udhetare. Gjatesia eshte prej 56 deri 63 metra.
Teknologjia e lageshtise
Sistemi i vecante brenda avionit krijon nivel me te larte te lageshtise se ajrit gje qe parandalon tharjen e fytit dhe te hundes dhe kollitjen e udhetareve.
Categories: