Me nje ushqim te shendetshem ne mengjes, pasuar nga nje higjiene e kujdesshme orale, duke shmangur ngreniet jashte orarit, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve te thata dhe karbohidrateve, si edhe duke shtuar sasine e frutave, zarzavateve dhe te qumeshtit, te jeni te bindur se do te keni goje dhe dhembe me te shendetshem.
Per te qene me shume ne dijeni te armiqve te dhembeve tuaj ne po ju paraqesim nje liste ku perfshihen:
1- Frutat, lengjet dhe purete e frutave te shtuara me sheqer.
2- Pijet e sheqerosura acide, shpesh ato te gazuara (“cola”, aranxhatat, limonadat).
3- Pijet e embla me baze maltin, si edhe pijet e lehta.
4- Sheqeri dhe mjalti qe perdoren per te embelsuar ushqimet dhe pijet e ndryshme.
5- Recelet e frutave, xhelatina, mjalti, kremrat e embel (cokokremi).
6- Karamelet dhe embelsirat e ndryshme (kek, torte etj.).
7- Cokollate me qumesht.
8- Shurupe dhe ilace te embla qe ndonjehere perdoren per te rregulluar shijen e keqe te gojes.
9- Ushqimet e paketuara (kroisante, biskota, cibuke).
10- Ushqimet teper acide: agrumet, mollet, ananasi, rrushi, luleshtrydhet, uthulla, vera, domatet.
Categories: