KONGO - Me shume se 270 persona kane humbur jeten pas shperthimit te nje kamioni cisterne ne Republiken demokratike te Kongos.
Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale. Shperthimi i cisternes i ka vene zjarrin te gjithe fshatit ne lindje te vendit, ne provincen e South Kivu.
Kamioni qe vinte nga Tanzania, ishte plote me benzine. Sipas autoriteteve, bilanci prej 270 te vdekurish eshte ende provizor, nderkohe qe ne momentin e shperthimit ndodheshin shume femije. Ne vendngjarje numerohen me shume se 100 te plagosur.
Nje zyrtar i policise kongoleze qe gjendej ne Bukavu, ka konfirmuar zjarrin e dhjetra shtepive ne Sange, shumica e te cilave te ndertuara me kallama dhe balte. Shkak mendohet te jete shpejtesia e madhe e kamionit cisterne.
Categories: