Keni vendosur fuqishem ta ndryshoni jeten dhe te filloni me konsumimin e ushqimeve te shendetshme, te cilat do t’u ofrojne mbrojtjen me antioksidante. Megjithate, para se te niseni ne barnatore per dozen tuaj te antioksidanteve, shikoni ne frigorifer nese ne te ka brokoli, patate, domate dhe boronice.

Keto ushqime mund te shnderrohen ne nje vakt te shijshem te cilin mund ta shijoni me nje gote vere te zeze per shkak te mbrojtjes shtese.

Cka jane antioksidantet?

Per te shpjeguar se cka jane antioksidantet, dr. Oz, mjeku i preferuar i Oprah Winfrey, ne nje nga emisionet e saj ka demonstruar fuqine e antioksidanteve ne dy copa te ndara te molles, nje te sperkatur me leng te limonit, ndersa tjetra jo. Dhe derisa gjysma e molles se sperkatur me leng ka ruajtur ngjyren dhe freskine e vet, gjysma tjeter per shkak te ndikimit te oksigjenit nga ajri me shpejte e ka marre ngjyren e erret dhe ka ndryshuar para syve te publikut.

“E njejta gje i ndodh lekures, syve dhe zemres suaj kur ne trup nuk ka antioksidante te mjaftueshem”, pohon dr. OZ, sepse pikerisht antioksidantet veprojne ne trupin tuaj ashtu si lengu i limonit ka mbrojtur mollen nga plakja. Kjo, pra, ju flet gjithcka.

Ngadalesojeni plakjen

Dr. Oz thote qe boronicat jane ushqimi i tij i preferuar per ngadalesim te plakjes, dhe qe ne shikim te pare mund te shihet qe jane te mbushur me antioksidante per shkak te ngjyres se tyre te erret. Te gjitha ushqimet me ngjyre te mbyllet, kryesisht manaferrat, kane ne vete sasi me te madhe te antioksidanteve, por boronicat prijne me vecorite e tyre te dobishme. Ne raftet e frigorifereve tuaj do duhej te keni edhe patate te embel, brokoli dhe domate. Per “te nxjerre” nga domatet me se shumti likopene, antioksidantin e fuqishem, pikoni ne te pak vaj ulliri dhe nxehini lehte sepse ne ate menyre likopena absorbohet me se lehti ne organizem.

Edhe pijet ndihmojne

Pervec ushqimeve te siperpermendura, antioksidantet mund t’i gjeni edhe ne dy pije, caj te gjelber dhe vere te kuqe. Per “te nxjerre” nga caji i gjelber me se shumti antioksidante pergatiteni keshtu: ujin e filtruar nxeheni deri sa te vloje dhe derdheni ne ibrik te cajit prej porcelanit ose terakotes. Kur uji ftohet pak (rreth 80 grade) shtoni ne nje filxhan me uje te nxehte nje luge caj ne fleteza dhe lereni te veproje 3-5 minuta, jo me gjate. Pas kesaj filtrojeni dhe pini ne gllenka te vogla, pa sheqer. Rekomandohet nje deri dy filxhane te cajit te gjelber ne dite. Rezervatroli, antioksidanti me origjine nga vera e kuqe, po ashtu ka vecori te forta antioksiduese, dhe dr. Oz u rekomandon meshkujve deri ne dy gota ne dite, ndersa femrave, per shkak te dallimit ne metabolizmin e alkoolit, nje gote ne dite.

Categories:

Leave a Reply