Arkitektët kanë projektuar një godinë të pabesueshme, e cila zhytet 300 metra poshtë në tokë. Ajo nuk është një qiellgërvishtëse, por një tokëgërvishtëse.
Piramida me kokë poshtë do ndërtohet në mes të Meksiko Sitit.
Godina nëntokësore do të ketë dhjetë kate për shtëpi, dyqane dhe muze, kurse 35 kate do jenë për zyra.
Një dysheme gjigante prej qelqi me përmasa 240 me 240 metra do vendoset mbi sheshin kryesor, që të mundësojë filtrimin e dritës natyrale për godinën poshtë.
Piramidat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në historinë arkitekturore ët Meksikës, pasi civilizimet e hershme në këtë vend, si actekët, ndërtonin piramida.
Categories: