Kengetarja e famshme kolumbiane Shakira ka nje detyre te re: nje vend ne komisionin keshillmor te presidentit amerikan Barack Obama per arsimimin e hispanikeve.

Fituesja e disa cmimeve Grammy mori pjese ne nje ceremoni ku beri betimin si anetare, nje diskutim ekspertesh dhe ne nje konference shtypi dje ne Washington, ku foli per rendesine e arsimit parashkollor.

“Shpresoj qe permes pjesemarrjes ne kete komision te mund te kembej mendime per ate qe kam mesuar vitet e fundit duke punuar me femijet ne Kolumbi dhe ne Ameriken Latine”, tha Shakira.

Ajo shtoi se investimi me i mire dhe me i shpejte eshte investimi tek femijet, sidomos kur jane shume te vegjel.

Komisioni i ri do ta keshilloje presidentin amerikan per ceshtjet e lidhura me suksesin akademik te te rinjve hispanike.

Categories:

Leave a Reply