TIRANE - Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, deklaroi ne emisionin Opinion, se eshte gati projekti per ndertimin e bulevardit te ri te Tiranes nga stacioni trenit drejt bregut te lumit me skaj fundor ne Paskuqan, ku do te ngrihet gjithashtu nje park tjeter per Tiranen.

Basha tha se eshte gati projekti dhe ne nje konkurs nderkombetar ku do marrin pjese firmat me te medha te arkitektures boterore, do te vendoset projekti fitues. Basha ftoi gjithashtu dhe qytetaret qe te japin mendimin e tyre per projektin. Sipas ketij plani, parashikohet zhvendosja e stacionit te trenit ne nje zone tjeter, ku do te ndertohet gjithashtu edhe njera nga linjat e Tramit ne Tirane si dhe nje stacion i madh autobusesh urbane dhe interurbane per gjithe zonat e vendit.

Basha tha se bashkia eshte ne tratativa me institucionet financiare prestigjioze boterore, por tha se per kete projekt dhe te tjera te Bashkise, nuk do te mungoje as mbeshtetja e qeverise qendrore. Sa i takon premtimit te fushates per taksat, ai tha se me 12 tetor do t’i paraqese Keshillit Bashkiak programin per heqjen apo uljen e 60 taksave bashkiake, nje veprim qe i jep frymemarrje biznesit dhe krijon hapesire per punesim. Kryetari i Bashkise, Basha tha se deri ne miratimin e planit te ri urbanistik te qytetit, nuk do te kete asnje ndertim te ri privat, nderkohe qe bashkia do te shtoje hapesirat e gjelbra ne kryeqytet.

Nje nga ceshtjet me problematike te Tiranes, eshte trafiku, ceshtje per te cilen Basha tha se po merren masa per evitimin e tij. Sipas Bashes, per kete qellim do t’i hapet rruga investime te tilla te medha si unaza e Tiranes; do te rikonceptohet transporti publik duke vendosur linjen e Tramit; do ndertohen vendparkime mbi dhe nentokesore, etj.

Zona me problematike sa i takon trafikut, qe eshte aktualisht sheshi Skenderbej, sipas Bashes, brenda dy javeve te nentorit do te hapet per qarkullimin e automjeteve ne nje pjese te tij deri ne rikonceptimin e ketij sheshi. Basha tha se asnje punim nentokesor deri tani nuk do te shkoje dem, nderkohe pjeset e tjera te sheshit do te rehabilitohen.

Basha tha se nuk ka ndermend te kandidoj per poste ne parti dhe siguroi qytetaret se nuk do t’i braktise angazhimet qe ka marre persiper para tyre pergjate fushates se 8 majit.

Categories:

Leave a Reply