Qendra Kombetare e Kinematografise ne Tirane ka anuluar nje vendim te meparshem, qe filmi “Falja e Gjakut” e Joshua Manrston te perfaqesoje Shqiperine ne gare per OSCAR. Ne vend te tij tash shkon filmi “Amnestia”, njoftojne sot mediat e Tiranes. Pas disa reagimeve nga njerez te filmit ne Shqiperi, Akademia e Filmit ne Los Angeles gjykoi se “Falja e Gjakut” eshte nje film jo teresisht shqiptar dhe kjo sipas kritereve te vendosura per kategorine e filmave te huaj.
Vetem pak dite me pare, Bordi artistik i Qendres Kombetare te Kinematografise ne Tirane, votoi filmin “Falja e Gjakut” me regji te Joshua Marston dhe skenar te Andamjon Murataj, per te perfaqesuar Shqiperine ne aknemine OSCAR.
“The Forgiveness of Blood” (Falja e gjakut), i regjisorit amerikan Joshua Marston, i cili rrefen nje histori shqiptare, ne edicionin e 61-te te Festivalit prestigjioz te filmit ne Berlin, mori cmimin Ariu i Argjendte per skenar, qe perben cmimin e dyte te ketij festivali. Filmi u ndertua me skenar te Andamion Murtajt, nderkaq rolet kryesore ne luajne Tristan Halilaj, Joshua Marston dhe Sindi Lacej si dhe Ilire Vinca - Celaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Cun Lajci
Ne gare per t’u derguar ne SHBA ishin kater filma prodhime te fundit te kinemase shqiptare, si filmi Maya, Ballkan Bazar dhe Amnistia.
Ndersa regjisori i filmit “Ballkan Bazar”, Edmond Budina atebote tha se filmi “Falja e gjakut” nuk na perfaqeson, duke shtuar se nuk ka dyshime per menyren e te realizuarit te tij, regjisori i filmit “Amnistia”, Bujar Alimani, ishte shprehur i vendosur kunder ketij vendimi. Merret vesh se Akademise se Filmit ne SHBA i kishin mberri edhe letra te tjera, kunder propozimit qe “Falja e Gjakut” te konkurronte per OSCAR si film i Shqiperise.
Qe prej vitit 1996 kater filma shqiptare kishin aplikuar, por asnjeri nuk eshte nominuar per OSCAR.
Categories: