Vajza e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit, pritet të dalë në rolin e menaxheres së klubit italian.

Barbara Berlusconi thotë se ajo nuk është e interesuar për të zëvendësues babanë e saj si president, për momentin.

“Mendoj se është papjekuri të mendohet një zëvendësim. I di disa prej dinamikave, por në të vërtetë në fushë është një biznes shumë më kompleks. Për mua, Milani është simbol i babait tim”.

“Ai ka një lidhje sentimentale me ekipin që është shumë e fuqishme, pasi ekipi përfaqëson një sukses të menjëhershëm që ai ka qenë në gjendje ta arrijë në të gjitha fushat në të cilat ai ka operuar. Për mua, është një mundësi për zhvillim profesional. Në fakt unë do të fokusohem kryesisht në menaxhim”, ka thënë Barbara

Categories:

Leave a Reply