Duhanpiresve u eshte dhene edhe nje arsye e mire per ta lene duhanin sot – ata kane tri here me shume gjasa te perjetojne sulm ne tru se ata qe rrine larg cigares.
Dhe ata mund te presin qe duhani do ta beje kete gje nje dekade perpara se te joduhanpiresit sipas nje studimi te ri.
Shkencetaret kane ekzaminuar me shume se 950 paciente me sulm ne tru dhe kane zbuluar se si 700 prej tyre ishin duhanpires, ne krahasim me vetem 250 joduhanpires.
Po ashtu eshte analizuar mosha mesatare e pacienteve me sulm ne tru – nder duhanpires ishte vetem 58, ne krahasim me mesataren shume me te larte prej 67 te joduhanpiresit.
Dhe lajmet e keqija per duhanpiresit nuk mbarojne ketu – hulumtuesit kane zbuluar qe kane rrezik te dyfishte nga sulmet e shkaktuara nga mpiksjet e zhvendosura te gjakut dhe katerfish rrezik me te larte nga sulmi i shkaktuar nga nje ene e keputur e gjakut.
Ky lloj i sulmit llogaritet si nje ne pese nga 150.000 sulme qe ndodhin cdo vit ne Britani te Madhe.
Sulmi ne tru eshte vrasesi i trete me i madh ne Britani, pas semundjes se zemres dhe kancerit. Ai merr me shume se 53.000 jete cdo vit dhe shkakton me shume paaftesi se sa cdo semundje tjeter.
Sulmi ne tru i kushton ekonomise se ketij vendi rreth 8 miliarde funte ne vit, duke perfshire shpenzimet e sigurimit shendetesor dhe produktivitetin e humbur.
Njezet e dy per qind e meshkujve dhe 21 per qind e femrave britanike konsumojne duhanin – duke arritur shifren prej rreth 10 milione te rriturish. Dy te tretat kane filluar cigaren derisa ishin ende ne moshen adoleshente.
Ekipi nga Universiteti i Otowa ne Kanada ka zbuluar po ashtu qe duhanpiresit te cilet kane sulme me te vogla kane gjasa dhjete here me shume per te pasur sulme me te medha, posacerisht nese vazhdojne te pine duhan.
Pak shprese vjen per duhanpiresit nga ekipi qe ka thene se rreziku i sulmit eshte reduktuar ne nivelin e njejte si tek ata qe nuk pine duhan brenda 18 muajsh deri dy vjet pasi qe e kane lene duhanin.
Dr. Andrew Pipe, i cili ka udhehequr hulumtimin dhe ka prezantuar zbulimet e tij ne Canadian Stroke Network, ka thene se informatat nga ky studim sigurojne nje deshmi tjeter te rendesishme per rendesine e ndihmes qe njerezit te lene duhanin.
“Sulmi ne tru eshte i parandalueshem. Ky studim ve ne pah rolin e madh qe pirja e duhanit e ka sulmin ne tru”, shtoi dr. Mike Sharma, i cili po ashtu ka qene pjese e ekipit hulumtues.
“Lenia e duhanit, kontrollimi i tensionit te gjakut, ndjekja e nje diete te shendetshme dhe te qenit fizikisht aktiv ne menyre te rendesishme reduktojne rrezikun nga sulmi ne tru.”
Categories: