Video e re e mbretit te pop-it Micheal Jackson i cili edhe pas vdekjes mbetet nje miniere e vertete floriri.

Michael Jackson eshte ende me ne. Numerimi mbrapsht i fansave kishte filluar prej kohesh dhe me se fundi do te mund te gjejne ne dyqanet e disqeve “Michael”, albumin e ri te kengeve te pa-edituara te mbretit te pop-it, qe u nda nga jeta vitin e kaluar. Tani ne Youtube ka dale video e single-it ‘Hold my hand’.

Hiti i pare zyrtar i albumit eshte regjistruar ne 2007 ne nje duet me Akon, artistin amerikan te hip hop dhe R&B. Teksti flet per vellazerine dhe miqesine, mesazhe te cilat Michael u perpoq ti transmetonte gjate gjithe karrieres se tij.

Me kete rast eshte permbushur edhe deshira e Michael Jackson, i cili kishte kerkuar qe kenga te ishte hiti i pare i albumit. Regjistruar nga mark Pellington, video “Hold my hand” tregon kengen nepermjet nje montazhi te imazheve te Michael dhe Akon, pervec personazheve te tere qe perfaqesojne trashegimine e mbretit te pop-it.

Albumi “Michael” permban 10 kenge, 3 nga te cilat ne formen e dueteve virtuale, me pjesemarrjen e Akon, Lenny Kravitz dhe 50 Cent. Disku eshte i fryti i pare i akordit mes Sony Music dhe administratoreve te pasurise se Jackson, i cili vdiq 25 qershorin e vitit 2009.

Kompozimet jane marre nga materialet e incizuara nga Jackson ne vitet e fundit te jetes se tij.

Imazhi i kopertines se “Michael” eshte krijuar ne vitin 2009 nga artisti Kadir Nelson, qe tregon ne nje pikture me vajra, disa momente kyce dhe te disa personave te rendesishem ne jeten e Michael Jackson. Publikuar 17 muaj pas vdekjes se kengetarit, nuk mungojne thashethemet mbi punen e artistit.

Nuk jane te pakte ata te cilet thone se ne disa kenge zeri eshte i nje imituesi te Jackson.

Me me shume se 1 miliard kopje te shitura, certifikuar nga Guinness ne vitin 2009, Jackson eshte kengetari me i suksesshem i te gjitha koherave : ka marre te gjithe vleresimet dhe cmimet e mundshme, mes te cileve ate si artisti me i mire pop mashkull i mijevjecarit. Pra Michael, eshte nje tribut i vertete per mbretin e pop-it, qe do ti beje te mundur fansave te ri-perjetojne performancat e tij te mrekullueshme

                                            

Categories:

Leave a Reply