Hulumtuesit amerikanë thonë se ata kanë demonstruar se si qelizat e mbushura me bakterie mund të vetëprodhojnë energji dhe furnizim të pakufishëm hidrogjeni.
Ata kanë spjeguar se deri më tani është dashur një fuqi elektrike e jashtme për të fuqizuar procesin.
Sodo që të jetë ekipi i hulumtuesve ka deklaruar se momentalisht kostoja për operacionalizim të kësaj teknologjie është shumë e lartë.
“ Ka bakterie që veprojnë në formë natyrale në ambient dhe janë në gjendje të lirojnë elektrone jashtë qelizës, pra mund të prodhojnë elektricitet përderisa thyejnë lëndët organike”, ka spjeguar bashkëautori Bruce Logan nga Universiteti Shtetërorë i Pesilvanisë.
“Ne i përdorim ato mikrobe vaqanarisht në një paisje të quajtur ‘Qelizë mikrobiologjike e naftës’ në mënyrë që të gjeneroi rrymë elektrike. Ne mund t’i përdorim ato poashtu në këtë paisje e cila ka nevojë edhe për një sasi elektrike për të prodhuar gasin e hidrogjenit. Ajo çka nënkupton kjo është se ato prodhojnë energji elektrike, që janë elektrone dhe protone në ujë dhe kur këto kombinohen nënkupton se dy protone dhe dy neutrone janë të barabarta me një molekulë” tha Logan për BBC-në.
Ai më tutje ka shtuar se kjo teknologji është quajtur ‘Çelulë e elektrolizës mikrobilogjike’.
“Zbulimi i madh në këtë rast është se më nuk kemi nevojë për të përdorur një burim energjie elektrike për të siguaruar sasi energjie në sistem. Krejt çka na duhet është që të shtojmë ujë të freskët dhe ujë të kripur dhe disa membrana kështu që potenciali elektrik aty, mund të japë energji” ka thënë Logan.
Çelulat e elektrolizës mikrobilogjike përdorin një gjë që quhet “ Elektrodializë kthyese” e cila i referohet energjisë së mbledhur nga kriprat apo përmbajtja e kriprave në ujrat detare dhe ato të ëmbla”.
Prof Logan dhe kolegu i tij Younggy Kim spjegojnë se një sitem i “ Elektrodializës kthyese” mund të përdorte membranat alternative dhe atomet e ngarkuara që lëvizin nga ujrat e kripura në ujra të freskëta dhe kështu të krijojnë sasi të vogla të energjisë elektrike që do të mund të viheshin në punë. Këto janë gjetjet e rëndësishme nga hulumtimi i fundit”, thanë Logan dhe Younggy Kim për rrjetin Britanik ‘BBC
Categories: