TIRANE - Pak dite me pare ambasadori amerikan Aleksander Arvizu kishte premtuar se do te hapte dyert e shtepise se tij.
Dhe kete premtim e mbajti, duke organizuar nje pritje ne rezidencen e tij jo per te ndermjetesuar nje takim mes lidereve politik por per te kujtuar 20 vjetorin e rivendosjes se marrdhenieve diploamtike SHBA-Shqiperi ku moren pjese kreret me te larte te shtetit, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto.
Nderkohe ne pritjen e organizuar ne ambientet jashte ishte i ftuar edhe kreu i opozites Edi Rama, i cili shoqerohej nga zonja e tij Linda Rama.
Ambasadori amerikan vleresoi partnetitetin mes dy vendve, duke premtuar mbeshtetjen e SHBA-se per Shqiprine. Por nuk nguroi te rikujtonte se ardhmja e vendit eshte ne duart e shqiptareve.
“Populli shqiptar ka folur vendosmerisht se si e perfytyron te ardhmen e tij. E ardhmja e Shqiperise eshte ne duart juaja, ne duart e te gjitheve ju. Ju perket juve ta percaktoni te ardhmen. Mundesite tuaja per sukses do te permiresoheshin nese punoni se bashku per nje qellim te perbashket e te miren e perbashket. E ndersa e beni kete te jeni te sigurte qe SHBA do te jene ne anen e popullit shqiptar. Faleminiderit per 20 vite te mrekullueshme dhe per kete nate te magjishme"
Ndersa Presidenti i Republikes Bamirt Topi e cilesoi SHBA-ne si mikun me te madh te shqiptareve, si dhe pati nje falenderim te vecante per ambasadorin Arvizu.
Ne fjalen e tij pershendetese kreu i shtetit Bamir Topi i cilesoi SHBA-te si mikun me te mire te shqiptareve dhe nuk nguroi te falenderonte Ambasadorin Arvizu per gjithcka kane bere ne 20 vite.
“Deshiroj te shpreh nje emocion te vecante qe jam sot ketu per te celebruar 20 vjetorin e rivendosjes se marredhenieve Shqiperi-SHBA. Si te gjithe shqiptaret kam nje admirim te vecante per SHBA. Ju jemi shume mirenjohes, jeni miku me i madh i shqiptareve. Ju detyrohemi per gjithcka kemi bere ne keto vite” tha Topi.
Ndersa kryeministri Berisha deklaroi gjate pritjes se rivendosja e marredhenieve diplomatike me SHBA-te, eshte nje moment i rendesishem per te gjithe shqiptaret.
“Kjo eshte nje nga ngjarjet me te medha ne marredheniet mes dy vendeve dhe ne historine e vendit tim, hapja e ambasades se SHBA-ve 20 vjet me pare. ky ka qene nje moment i shumepritur. Qytetaret e ketij vendi e deshman kete ne ate kohe me pritjen me te zjarrte qe i kane rezervuar dikujt ne historine e tyre, ishte pritja e sekretarit Bejker”, tha Berisha.
Kreu i qeverise tha me tej se "ky eshte 20 vjecari i ndihmes dhe mbeshtetjes me te madhe qe ne kemi patur ne tere historine tone nga SHBA-te".
Categories: