Me rastin e përvjetorit të bashkimit të Gjermanive, gazeta më e madhe në vend, Bild, ka përgatitur një speciale, se si do ishin titujt e saj në vitin 2031, në 50 vjetorin e bashkimit. Gazeta ka kërkuar që të mos merren shumë seriozisht ato. Ja më poshtë disa kryetituj të vitit 2031. Tema ju fton të sillni dhe ju ide se si do ishin titujt në Shqipëri në vitin 2031?
-“Eurot në Greqi do i çojmë me tuba gazsjellësi. Kështu paratë do shkojnë më shpejt”
-“Kliçkot nisin tregtinë me brezat e kampionit. 300 tituj kampionë”
-“Dëshira e fundit e Blater: Topi i futbollit të jetë katror”
-“Berluskoni shkëmben rezervat e arit të Italisë me viagra”
-“Apple fshin Facebook-un. Tani duhet ta kërkojmë me Google”
-“Gensher anëtarësohet në Partinë e Piratëve”
-“Ngrohja globale: Tani Xhungel-Kamp bëhet në Pyllin e Zi”
-“Shumaker (63 vjeç): Do të garoj edhe një vit”
Categories: